Menu

Histori e dhimbje, kujtime e krenari historike!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga Xhevahir Cirongu - Me rastin e 628 vjetorit të përkujtimit të betejës së Fushë Kosovës ku mbeti i vrarë edhe Princi Teodor Muzaka, Shoqata Atdhetare ''Foleja Kombëtare Shqiptare'' organizoi një veprimtari të bukur përkujtimore në Kosovë më datën 15 qërshor 2017.

Kjo betejë është zhvilluar në datën 15 – 28 qërshor të vitit 1389.

Nisja u bë nga Tirana e Durrësi drejt kosovës kreshnike me pjesmarjen nga gjithë trojet tona shqipfolse.

Organizatorja e kësaj shoqate znj. Elida Jorgoni kishte bërë një organizim të mbrekullueshëm, e cila la shumë mbresa e kujtime të bukura historike te pjesmarrësit e më gjerë. Aktiviteti u pasqyrua edhe nga medjet e shkruara e ato vizive të kosovës.

Në fshatin Mazgit të Komunës së Kastriotit, aty ku u derdh gjaku i shumë trimave shqiptarë për mbrojtjen e trojeve tona shekullore, u ngrit flamuri kombëtar dhe u vendosën kurora me lule, e u ndezën qirinjë, u kënduan edhe këngë patriotike, u recituan vargje atdhetare etj. Aty folën shumë pjesmarrës të ativitetit e sollën faktet historike të kësaj beteje të përgjakshme. Histori e dhimbje, dhimbje e kujtime historike në Kosovën tonë që ende i kullon gjaku i Lirisë! Më pas aktiviteti merr rrugëtimin e tij atje në Prekazin e Komunës së Skënderajt, te Memoriali i Adem Jasharit. Dhimbje e lot, lule të freskta në varrezat e Jasharëve, por edhe krenari për këta trima e të tjerë të UÇK- së që vunë themelet e shtetit të ri të Kosovës së lirë!

Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!

Kosovë, 15 Qërshor 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm