Menu

Partia Demokratike e Shqipërise: fuqia e një revolucioni real

User Rating:  / 4
PoorBest 

Përgaditi Emri Toçilla Partia Demokratike Shqipëri- Emri ToçillaViti 1990, është viti që bëri epokë në historinë e shqipëtarëve. Shqipëtarët, të shtypur, të varfëruar dhe në mjerim ekonomik, të diskriminuar prej një partie që kishte përdhosur gjithçka në jetën e këtij vendi, u ngritën për lirinë e tyre dhe i dhanë fund një rregjimi diktatorial e vrastar. Reagimi i parë qytetarë ndaj diktaturës nisi në Shkodër me 14 Janar 1990. Një turmë e madhe qytetarësh shkodran demostroi me parulla politike dhe arriti të shembë përtokë përmendoren e diktatorit Bolshevik Josif Visarianoviç Stalin. Disa ditë më vonë një manifestimi i heshtur proteste në mbështetje të protestës së Shkodrës u mbajt në Tiranë.

Komunistët po ndjenin diçka të keqe në zemrën e tyre, disidentët edhe i populli i vuajtur shpresën e lirisë. Me 4 Mars 1990, një qytetar i minoritetit grek u fut në ambasadën greke dhe kërkoi strehim politik. Me 15 dhe 29 Prill 1990 dy qytetar shqipëtarë u futën në ambasadën greke me të njejtin qëllim. Në mbrëmjen e 2 Korrikut 1990, dhjetra qytetar të tiranës kryesisht të rinj u ndeshën me forcat e rendit në përpjekje për të hyrë në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë. Me 4 dhe 5 Korrik shumë qytetarë shqipëtarë hynë në ambasadat e shteteve perëndimore. Pas Shkodrës e Tiranës edhe qyteti i Kavajës u shëndrrua në qendër të protestës anti komuniste. Me 17 Korrik 1990, demostrata në qytetin e kavajës u shëndrrua në arenë përleshjesh mes policies dhe protestuesve të cilët brohorisnin “Enver-Hitler” dhe “Poshtë Komunizmi” përleshjet këtë rradhë ishin të përgjakshme, ku mbeti i vrarë Jusuf Budo dhe të plagosur shumë të tjerë. Kështu vazhduan ngjarjet derisa vijmë te protesta dhe greva e studentëve të Universitetit të Tiranës.

Nga kjo protestë me 8 Dhjetor 1990, nga turma doli një djal i ri, i cili mori përsipër të udhëhiqte demostratën e studentëve duke thënë: “Më pranoni mua t’ju udhëheq se edhe nëse arrestohem ose vritem e kam lënë pas një djalë”. Ky djal shqipëtarë, ky student u mor vesh, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë se quhej Azem Hajdari dhe se ishte nga Tropoja. Studentët me në krye Azem Hajdarin legjendën e lirisë së shqiptarëve, vranë frikën dhe ecën drejt udhës së lirisë. Periudha 8-12 Dhjetor hyri në histori, si Lëvizja Studentore me parullat “Poshtë Dinastia”, “Edhe ne si gjithë Europa”!

Në mitingun madhështor të mbajtur në “Qytetin Studenti” me 10 Dhjetor 1990. Periudha 5 ditore, 8-12 Dhjetor 1990, është periudha që tronditi në themel shtetin komunist, dhe detyroi atë të pranojë pluralizmin politik. Pra lëvizja që ndryshoi historinë e shqipërisë zgjati vetëm 5 ditë nga data 8-12 Dhjetor, kur faktikisht u themelua Partia Demokratike, ndërsa populli kishte vuajtur plotë 46 vite. Në mitingun madhështor të mbajtur në “Qytetin Studenti” me 10 Dhjetor 1990 dominonte kërkesa: “Kërkojmë pluralizëm politik si shkalla më e lartë e Demokracisë së sotme”. I ndodhur nën trysninë e studentëve, të mbështetur nga qytetarët e Tiranesh, Shkodrës e Kavajës, Ramiz Alia pasardhës besnik i Enver Hoxhës, u detyrua të pranonte takimin me një përfaqsi studentësh, takim i cili u realizua në orën 18:00 të dates 11 Dhjetor 1990. Në takim, përvec studentëve merrnin pjesë edhe disa petagogë të Universitetit si: Arben Imami, Arben Demeti etj.

Ramiz Alia, Sekretari i Parë i Komitetit Të Pratisë Së Punës Së Shqipërisë, u detyrua të pranonte pluralizmin politik. Për shkak të gjitha këtyre ngjarjeve që kishin ndodhur në vend Pleniumi shkarkoi nga funksionet shtetërore dhe partiake komunistët më të vjetër dhe injorantë. Në orën 20:00 të dates 11 Dhjetor 1990 Radio Televizioni Shqiptarë ngriti peshë zemrat e shqiptarëve: Në shqipëri lejohej pluralizmi politik dhe se do të punohej për ndërtimin e një shteti ligjor demokratik i cili do të respektonte të drejtat dhe liritë e njeriut. Garant i të cilave tashmë do të bëhej Partia Demokratike. Përfaqsuesit e studentëve dolën nga zyra e Ramiz Alisë në orën 21:00 gjatë kthimit me autobus, që iu ishte vënë në dispozicion, ata vendosën themelimin e Partisë Demokratike. Emërtimi i partisë së re doli nga thirrjet e studentëve: Duam Parti Demokratike.

Këto janë fjalët që thane aktorët që formuan Partinë Demokratike.

1 - Azem Hajdari: “Eshtë një fitore e madhe fitore historike”.
2 - Sali Berisha: “11 Dhjetori do të hyjë në histori, krahas datave më të shënuara të kombit tone”.
3 - Gramoz Pashko: “Fitorja më e madhe që ka arritur ky popull në të gjithë historinë e tij”.
4 - Arben Imami: “Jemi para aktit më të madh të histories shqipëtare të 45-s viteve të fundit”.

Zyrtarisht Partia Demokratike u themelua me 12 Dhjetor 1990, në shtëpinë e Gramoz Pashkos, nga 18 Profesorë dhe studentë të Universitetit të Tiranës. Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Edmond Budina, Bardhyl Reso, Arben Imami, Genc Ruli, Prec Zogaj, Genc Pollo, Eduard Selami, Merita Zaloshnja, Shenasi Rama, Arben Lika, Blendi Gonxhe, Tefalin Malshiti, Arben Meçe, Arben Demeti.

Të nesërmen me 13 Dhjetor 1990, forumi i partisë u shpall përpara studentëve dhe qytetarëve të Tiranës. Për shqipërinë lindi një ditë e re ndryshe nga të tjerat. Partisë Demokratike tashmë i duhej të luftonte pa reshtur për të drejtat dhe liritë e këtij populli të shtypur e të mjeruar. Me 19 Dhjetor 1990, 343 shtetas Shqiptarë, emrat e të cilëve do të mbeten në histori, firmosën kërkesën për legalizimin e të parës parti opozitare Partisë Demokratike, që do të ndryshonte historinë e shqipërisë. Në vazhdën e përmbysjeve të mëdha duhet përmendur edhe grave e urisë e studentëve të Universitetit të Tiranës e cila si rezultat solli, përmbysjen e thelbit të ekzistencës të partisë shtet, mitin e Enver Hoxhës, duke rrëzuar shtatoren e tij me 20 Shkur 1991, të vendosur në qendër të Tiranes dhe të shqipërisë dhe duke i hequr legjitimitetin e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Ata që organizuan demostratën dhe grevën e urisë, ishin student të vetëdijshëm se kishin ndërmarrë një akt vetflijimi. Ngjarjet që zhvilloheshin në Tiranë u përhapën në gjithë Shqipërinë. Për një kohë të shkurtër u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste. Këto zgjedhje i fitoi kualicioni i majtë por u formua një qeveri e përbashkët e quajtur Qeveria e Stabilitetit. Measduket PD-ja dhe Lideri i saj nuk ishin të kënaqur me ç’farë po kalonte Shqipëria. Pas 6 muajsh qeverisje lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha u kërkoi deputetëve blu largimin nga qeverisja dhe gjeti mbështetjen e grupit parlamentar. Me 6 Dhjetor të vitit 1991, Kryeministri i kësaj qeverie dha dorëheqjen. Mbledhja e qeverisë jepej drejtpërdrejt në TV, kur thujase të gjithë ministrant e kësaj qeverie sulmuan kryetarin e PD-së Prof.Dr Sali Berishën. Berisha si njeri me vizion kishte qëllimet e veta dhe filloi të përballej me të gjithë. Berisha përdori për here të pare një truk që do ta nxirrte fitimtar në shumë beteja mediatike nga ajo ditë e deri më sot. Luftoi me të gjithë u duk imponues dhe i pa lëkundur, derisa lëshoi një frazë e cila zor se do të harrohet: “Kemi bukë vetëm për 6 ditë”. Shqipëria shkoi në zgjedhje të parakohshme, komunistët ishin të friksuar dhe të coroditur, sa kohë që qarkullonte parulla gjigande “Never More Communisem”. Me 22 Mars 1992 PD-ja fitoi 92 vende në parlament ose 62.08 % të votave. Në mesditë në sheshin më të madh të Tiranës “ Skënderbej” qen grumbulluar mbi 150 mij njerëz. Me thirrjet Berisha, Berisha, Berisha u ngjit në tribunë i emocionuar nga mbështetësit e tij dhe ambasadorë të huaj në shqipëri e filloi fjalimin e tij me fjalët “Qyetatarë dhe Qytetare, Vëllezër dhe Motra, Gëzuar ditën e pare, ditën e bardhë të demokracisë! Zoti e bekoft shqipërinë”! me 9 Prill 1992 kryetari i PD-së Prof.Dr Sali Berisha u zgjodh Presidenti i Shqipërisë. Katër ditë më vonë Aleksandër Meksi u zgjodh Kryeministri i vendit dhe Eduard Selami, u zgjodh në kry të PD-së.

Ndërkohë Berishës i lejohej të mbetej anëtarë i kryesisë dhe drejtues i fushatave elektorale. Përtej ksaj euforie dhe entuziazmi, Presidentit të vendit i duhej të përballej me një realitet të frikshëm. Kur Berisha nisi punën, në vend zyrtarisht numëroheshin 730 mij të pa punë. Po në muajt e pare qeveria mori vendime për liberalizimin e cmimeve të shportës,ku përfshihej edhe buka. Në atë kohë qeveria hodhi idenë e investimeve. Ajo promovoi ndertimin e autostradës Tiranë-Durrës punimet e së cilës nisën m 9 Maj 1994. Ndërmorri një sër reformash që transformuan vendin e superkolektivizuar të viteve të komunizmit në një vend ku 80% e prodhimit vendas vinte nga sektori privat. Në 8 muaj u bë privatizimi i 220 mij apartamenteve, iu dhanë banorëve. U dha në pronësi toka 460 mij familjeve, u ul inflacioni në masën 3-4% dhe të ardhurat për frymë në 1996 arritën 800 $ nga 200 që ishin 5 vjet më pare.

Në politikën e jashtme qeveria a djathtë bëri publike ambiciet për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Në 1995 Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Europës. Shpesh here lideri i ksaj partie Prof.Dr Sali Berisha në konferenca shtypi përmendte emrin Kosovë dhe kërkonte të drejtat e Shqiptarëve. Partia Demokratike e qeverisei Shqipërinë deri me 29 Qershor të vitit 1997. Pas rënies së piramidave ku humbën lekët mijëra qytetarë shqiptarë. Sali Berisha u kthye në PD, ku me 21 Tetor të 1997 u zgjodh kryetar i saj. Kur vendi po kalonte një situate të rëndë dhe shumë konfliktuale mes pozitës Socialiste dhe opozitës Demokratike, pas shumë atentatesh të dështuara vritet lideri i pare i ksaj partie heroi i demokracisë Azem Hajdari. Partia Demokratike nuk u pajtua kurrë me këtë situatë dhe këtë qeveri. Lufta e kosovës detyroi liderin e ksaj partie Sali Berishën të pajtohet me qeverinë për një cështje kaq të madhe si kjo e kombit. Pas zhytjes në një korrupsion galopant të qeverisjes së majtën që drejtohej nga Fatos Nano, PD ftohet nga populli në pushtet. E ardhur në pushtet në 2005-ën ndërmori një sere reformash të suksesshme.

1 Lufta ndaj krimit organizuar: Brenda 2 viteve të para, mbi 260 organizata kriminale të organizuara u shkatërruan dhe mbi 800 anëtarë të bandave u përballën me ligjin.

2 Energjia: Shqipëria në 2005-ën ishte vend me kufizime energjie të rënda dhe kishte qytete me vetëm 8 orë ditë.
Sot kjo tingullon si një ëndërr e shekujve më pare.

3 Partneriteti Publik-Pirvat u kthye në një promotor të fuqishëm për zhvillimin e vendit që ndihmoi në hapjen e mijëra vendeve të punes dhe thithi investimet e huaja direkte. Berisha ja doli të sillte në shqipëri gjigandët Europian: austriakët “Verbund” dhe “EVN” për Ashtën dhe “Shtadkraft” për kaskadën e Devollit.

4 NATO: Anëtarsimi në nato shtoi sigurinë dhe rriti dinjitetin e shqipërisë.

5 Rritja e pagave dhe pensioneve: Pati dyfishim të pagave të prfesioneve kryesore, të mësuesve, mjekëve, infermierëve etj. Ritje te pensioneve

6 Taksa e sheshtë prej 10% solli thuajse 2 herë më shumë të ardhura në buxhet.

7 Rrugët: 10.000 km rrugë të reja dhe të rikonstruktuara në çdo qytet të vendit. U bë realitet ëndrra e brezave me Rrugën e Kombit, Rruga e Elbasanit, Rruga e Arbrit etj.

8 Liberalizimi i vizave me Europën ishte një tjetër arritje e madhe e qeverisjes së Partisë Demokratike. U firmos MSA-ja dhe reformat bënë të mundur që në 2012 të merrej rekomandimi i Komisionit Europian se Shqipëria e meriton statusin për në BE, me kushtin e votimit të 3 ligjeve.

9 Në politikën e jashtme: Shqipëria loboi anë e mbanë botës për njohjen e sa më shumë shteteve të pavarsisë së Kosovës. Loboi për thithjen e investimeve të huaja dhe ia doli.Organizoi zgjedhjet më të lira në historin e këtij vendi. Lideri i kësaj partie pranoi humbjen siç dhe i takon një burri shteti dhe dha dorheqjen nga te gjitha drejtimet.

Partia Demokratike organizoi zgjedhjet e brendëshme te kësaj partie dhe zgjodhi në mënyrën me demokrstike Z.Lulzim Basha si Kreytar dhe vazhdon sfiden në mrojtje të drejtave të njeriut, në mrojtje të pronës private në mbrojtje të lirisë dhe demokracis.

Referencat:

“Aleksandër Meksi” dhejtor nëntëdhejtë.

Gazeta “Tribuna” e dates 20.2.1996 f4

Afrim Krasniqi “Fund i siberisë Shqiptare”, albin Tiranë 1998.

Blendi Fevziu “100 vjet shtet” “Një ekskursion në politikën e shtetit Shqiptarë 1912-2012.

14.10.2013 Tiranë



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm