Menu

Shqipëria sportive dhe morale… ç'ka qenë, ç'është, e ç'do të bëhet

User Rating:  / 0
PoorBest 
Tifozat Kuq e ziNjë gazetë çeke në vitin 2004 kishte si titull: “Hapet kinemaja e parë në Shqipëri”. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite kjo gazetë nuk mund të dalë me titullin e një suksesi tjetër si “Hapet stadiumi i parë në Shqipëri”, e aq më pak “Shqipëria kualifikohet në Botëror”. Si çdo fund eliminatoresh - sikur të ishim në një ënderr të keqe nga e cila nuk zgjohemi - gjendemi në vendin e parafundit!

Shkrimi në vijim është përmbledhja e Tifozave Kuq e Zi mbi këto eliminatore, eliminatoret e ardhëshme dhe zhvillimin e sportit në tërësi. T’ia fillojmë nga ndeshja e fundit...

O sa keq me qenë Shqiptar!

Valon Behrami thotë se është shqiptar dhe ka një tatuazh të shqiponjës në këmbë. Por çfare e shtyu këtë "patriot" të rrallë që mos të luaj nën flamurin aq të dashur me shqiponjë?

Valon BehramiFillimisht ai kishte kërkuar që të luaj për Shqipërinë, disa vite më parë. Fotografia lart është nga takimi jonë me Behramin atëkohë, kur na siguroi se zgjedhja tij ishte Shqipëria dhe kur FSHF kishte shpenzuar mijëra euro duke paguar avokat për t’ia bërë të mundur një leje speciale nga FIFA që të luaj për kombëtaren tonë... deri sa erdhi momenti kur Zivcra u kualifikua për në Kampionatin Botëror (Gjermani 2006) dhe Behrami ndërroi mendje, duke lënë Shqipërinë e ju bashkuar Zvicrës. Një vendim që - siç thotë ai - ç’do herë do ta kishte përsëritur. Nuk është kjo tradhëti? Mashtrim? Sinqerisht, kërkoni të duartrokasim Behramin kur ai luan kundër nesh, Shqipërisë? Kur na shënon gol dhe na ulë poshtë për të ngritur Zvicren lartë?

Shokë tjerë të tij thonë se nuk janë thirrur zyrtarisht në Kombëtare dhe në të njejtën fjali thonë se vetëm Lorik Cana i ka kontaktuar. Pra ky nuk qenka një kontakt zyrtar nga kapiteni i Kombëtares?

Te tjerë, si lloji i Sotiris Ninis thojn se nuk janë shqiptar dhe kanë ndërru edhe emrin. Këtu nuk ka vend për diskutime, se duhet “vënë në balle një vulë të madhe prej tradhëtari”.

Kur Ninis të vijë në Tiranë do t’i dëgjoj përshëndetjet e merituara nga tifozët.

Ka pasur polemika dhe akuza të shumta ndaj tifozëve për përdorimin e fjalës “tradhëtar”. Duam t’ua kujtojmë se ne nuk e kemi zbuluar as fjalën e as tradhëtinë.

Përkufizim i fjalës tradhëtar: Një person që nuk është besnik ndaj kombit, parimit, mikut.

Po ju duket fjalë e rëndë, në kohën kur kemi probleme të tjera shoqërore, politike dhe ekonomike, kur kemi edhe njerëz në pozita të larta që me veprat e tyre antikombëtare e meritojnë poashtu emërtimin tradhëtar. Si doni t’i thuani këtyre lojtarëve të Zvicrës, Finlandës, Norvegjisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi? Përjashtim bëjnë ata që bëhen grek, për të cilët nuk asnjë ka dillemë. Nuk doni t’i quani tradhëtar? Doni t’i quani oportunista?

Përkufizimi i fjalës oportunist: Një person që i adaptohet gjendjeve përkatëse për të nxjerr avantazh; oportunizmi njihet si veprim joparimor dhe pa karakter.

Sa kushton shpirti?

Shqipëtarët e Kombëtares ZviceraneFitimi në këtë rast është të luash në ndonjë Kampionat Botëror apo Europian. Këta nuk kanë vendosur për Zvicrën as për shkak se e ndjejnë veten zvicran, as për shak të parave, as për shkak të mirënjohjes ndaj shtetit në të cilin janë rritur dhe as për shkak të Federatës Shqiptare (jo se bëjmë avokatin e kësaj të fundit)... por vetëm për të nxjer një avantazh shtesë. Për këtë i’a kanë kthyer shpinën kombit të vet. Gjëja më makabre në këtë është se, po të kishin luajtur për kombin e vet, me siguri që Shqipëria do të kualifikohej në Botëror dhe jo Zvicra. Ata do të bëheshin legjendat e kombit duke hyrë në histori si ata që quan Shqipërinë për herë të parë në Botëror, dhe jo thjeshtë përfaqësuesja e radhës e Zvicrës që kualifikohet. Dhe gjithashtu, këta kishin për ta kënduar Himin Kombëtar me krenari, ashtu si thonë se e ndjejnë veten shqiptarë, e nuk do të heshtnin ashtu si po heshtin kur ata pak shokë zvicëran që ka kombëtarja e Zvicrës këndojnë hymnin e tyre me krenari.

Por… ky është çmimi i shitjes së shpirtit. Ne nuk i kemi faj.

Shqiptaria është më e madhe se Republika e Shqipërisë!

Ka hala njerëz këtu, që nuk duan t’i quajn as tradhëtar, as oportunista? Po së paku a pajtoheni se janë kundërshtar, sepse luajnë kundër neve dhe mundohen (dhe arrijnë) të na mposhtin flamurin? Pra këtu nuk ka vend për mirëkuptim, e as nuk ka vend për përçarje. Nuk mund të i’a mbajmë anën Zvicres kur luan kundër Shqipërisë pse po luakan 6 shqiptarë nga Kosova aty. Vërtetë kaq shpejt keni harruar se në Kombëtaren tonë luajn më shumë shqiptar nga trevat e Kosovës se në kombëtaren e Zvicres? Dhe këta luajn për ngjyrat kuq e zi.

Sikur ata, që kanë vendosur kundër kombit dhe Kombëtares së tyre, secili mund të vendos për vete se çfarë emërtimi do t’u jap këtyre, por sigurisht se patriot dhe krenari shqiptare janë më të papërshtatshmet të mundshme, sepse këtë shancë e kanë humbë vetë.

(B)analistat dhe fejsbukistat!

Paraja fitohet nëpër klubet perkatëse. Aty kanë rrogat, aty kanë punën, aty janë milionera shumë nga futbollistët. Të luash me Kombëtaren është privilegj. Kurrë nuk do t’i kërkonim dikujt që të rrezikoj mirëqënien e tij private dhe familjare, siç mendojn disa. Nuk do e ftojmë askënd ta lërë Bayernin dhe te luaj në Prishtinë apo Tiranë. Ndryshe është në sporte të tjera. Majlinda Kelmendi duhet të financohet nga shteti apo federata për të mbijetuar. Nëse shteti jonë nuk është në gjëndje apo nuk dëshiron që ta përkrahë një sportiste të tillë, lirisht le të garoj nën ndonjë flamur tjetër dhe sërisht do t’a ketë përkrahjen tonë gjithmonë, derisa nuk vendos për Serbinë apo Greqinë.

Kush jeni ju, Tifozat Kuq e Zi, që gjykoni futbollin dhe sportin kombëtar?

E kemi fituar këtë të drejtë që prej vitit 2003 rrugëve të Evropës ku kemi ndjekur Kombëtaren dhe ku kemi fituar admirim dhe përmirësuar imazhin e shqiptarëve, e dokumentuar kjo nga shkrimet në gazetat e huaja, raportet e policive europiane, vlerësimet e UEFA-s e kështu me radhë, me gjithë humbjet e shumta në fushë.

E kemi fituar këtë të drejtë në baltën, shiun dhe pisllëkun e një “stadiumi” që është turp të quhet i tillë. Ku kemi qenë prezent në çdo ndeshje edhe kundër Kazakistanit,  Luksemburgut, Moldavisë,  e jo vetëm kur vijnë yjet e Bayernit, Realit dhe Juventusit.

E kemi fituar kur jemi rrahur nga policia për mos të na lejuar të hapim koreografi  kombëtare, sikur harten e Shqipërisë së vitit 1912, derisa në preambulen e Kushtetutës së Shqipërisë thuhet qartë...

Flamuri Kombëtar Shqipëtar

”Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”

I kemi parë të gjitha, kështu që nuk kemi nevojë për turistat dhe moralistat e Facebook-ut, që kurrë nuk kanë parë ndeshje të Kombëtares në stadium dhe të cilët – po t’i kishim fituar dy ndeshjet me Slloveninë dhe Islandën – në ndeshjen e fundit me Zvicrën ishin bërë “super patriota”.

Ne nuk pretendojm ta ndalojmë asnjëri të në kritikoj, të ketë mendim ndryshe etj etj, por nuk pranojm që padrejtësisht të hudhet baltë mbi ne.

O sa mirë me qenë shqiptar!

Jemi ne që kemi bërë realitet bashkimin kombëtar. Jemi grupim mbarëkombëtar, me përfaqesues dhe anëtar në të gjitha vëndet e botës, vëllezër e motra nga Shqipëria, Kosova, Malësia, Ilirida, Kosova Lindore; në Evropë dhe Amerikë, të cilëve zemra i rreh “kuq e zi” dhe të cilët nuk pranojnë të ekzistoj flamur tjetër dhe ngjyra të tjera për shqiptarët. Në Facebook kemi asnjë më pak se 252.000 përkrahës. A dini ndonjë grupim tjetër të tillë...?!

-   mbarëkombëtar dhe i pamvarur,

-   që të gjitha vendimet i merr bashkarisht,

-   qe kurrë nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë parti politke,

-   që nuk i nënshtrohet asnjë organizate tjetër,

-   që ju ka bë ballë shumë ndikimeve nga jashtë,

-   që promovon vetëm e vetëm vlerat shqiptare

Të fundit në univers!

Politikanët janë të fundit në univers që mund të na gjykojnë! Ju jeni tradhëtarët më të mëdhenj të këtij vendi dhe kombi! Nëse tani e ndjeni vetën se u jemi drejtuar juve, atëherë kem dergu mesazhin në vendin e duhur. Një pjesë e madhe e fajit për gjendjen ku ndodhet sporti në trojet shqiptare bie mbi ju!

As stadium, as shqiponjë, as federatë!

Kryeministri Rama ka deklaruar se “nuk ka para për stadium në kohë krize”. I bëjm thirrje t’a rishikoj këtë qendrim. E dijmë se në Shqipëri ka njerëz që kanë para, pra nëse shteti dhe federata nuk mund t’a financojnë këtë projekt, të bëhet një plan se si mund të financohet së bashku me investitor. Apo prisni që UEFA t’a financojë tërësisht dhe t’a merrni të gatshëm pa e luajt asnjë gisht?

Në 23 vjet demokraci nuk është ndërtuar asnjë stadium. Stadiumi është prej gurit dhe nuk zgjedh problemet tjera, por edhe stadium duhet he mallkuar qoftë. Por ku janë edhe investimet tjera për sportin gjatë gjithë këtyre viteve?  Ne edhe shqiponjën duhet ta merrnim mercenare.

Ku është puna me të rinjtë?  Ku është ndonjë koncept i zhvillimit të talenteve të brendshëm, si në Shqipëri, ashtu në Kosovë?

Kemi 23 vjet demokraci në vend të parafundit. Dhe kësaj radhe me një grup dhe kundërshtarë që nuk vijnë më.

A ka ndonjë analizë të situatës?

A ka ndonjë plan aksioni si rezultat i ndonjë reflektimi mbi rezultatet e dobëta?

A ka ndonjë plan për investime, ristrukturime?

A ka synim dhe pasojë në rast të mosarritjes nga trajneri dhe federata per eleminatorët e ardhmshme?

Nëse jo, është e pakuptimtë të vazhdohet me federatën si të tillë.

Kujt i takon Kombëtarja?

Fansat e KombëtaresI kuptojmë kritikat ndaj organeve përkatëse. Të njejtat i kemi edhe ne. Por kombi nuk është i kryeministrit dhe kombëtarja nuk është e kryetarit të federatës. Është tmerr të dëgjosh në televizion një kryetar federate t’i thotë një të riu 18 vjeçar supertalent, “nëse ndjen veten serb, të shkoj për Serbinë“. Është një arrogancë e pavënd dhe e pakuptueshme. Kombëtarja nuk është pronë private.

Njëkohësisht na vjen keq kur dëgjojmë se për shkak të një zyrtari të federates të jenë mbyllur dyert për një supertalent sikur Adnan Januzaj. I bëjmë thirrje babait të tij, Abedinit, të mos i dënoj miliona shqiptarë për deklaratën e një njeriu të vetëm. Vendimi është i familjes Januzaj dhe do jetë vendim kyç, jo vetëm për Adnanin, por edhe për shumë “Adnanë” të tjerë, qe do kenë një shembull të atdhedashurisë dhe që do të gjejnë lojtar cilësor në Kombëtare për t’iu bashkangjitur, do të gjejnë shpresën dhe mundësitë reale për t’u kualifkuar edhe ne së shpejti për ndonjë kampionat. Lojtarët i kemi të shumët, vetëm duhet të vendosin të luajn për kombin e vet e jo për të huajat. Pra kush e ka dëshirën të luaj për vendin e vet, nuk besojmë se duhet të ndalet për shkak të një emri të një federate apo të mosmenaxhimit të tij, por të vendosi për kombin e vet për shkak të 10 milionë shqiptarëve që do t’i bejë të lumtur.

Në anën tjeter, nëse dikush akuzon se i janë kerkuar para për të luajtur në Kombëtare, le t’i tregojë emrat. Ne do ju mbështesim, edhe nëse për këto shkaqe luani për kombe të tjera. Por duam fakte, jo fjalë. Me këtë rast do shpëtonte të gjithë shqiptarët, që kriminelëve t’ua tregojmë vendin e merituar, burgun!

Një Komb, një Kombëtare, një ligë e përbashkët!

Tifozat Kuq e ziKa kohë që kërkojmë qe të merret me seriozitet mundësia për një ligë të përbashkët. Nëse Prishtina luan kundër Tiranës, Gjakova kundër Korçës dhe Shkodra kundër Llapit… do ketë shikueshmeri më të madhe, do ketë cilësi më të madhe, do ketë para më shumë. Kështu i hapet rruga investitorëve dhe zhvillimit.

Pse nuk organizoni një tryezë të rrumbullakët me ministritë, federatat dhe klubet përkatëse nga Shqipëria dhe Kosova? Provoheni njëherë. Punoni diçka. Mundohuni pak.

Në OKB flitet për imazhin e keq që ka Shqipëria nëpër botë. Përparimi në sport e kthen investimin si përmirësim të imazhit më shpejt, më mirë dhe me kosto më të ulët se çdo fushë tjetër. Me gjithë respektin për artin dhe kulturën, sporti prek shumë më tepër njerëz dhe sidomos gati të gjithë atë grup mazhorancë që “informohet” nga filma dhe stereotipet e filmit “Taken”.

Kroacia menjëherë pas shpalljes së pavarësisë të gjithë buxhetin art, kulturë, sport e investoi në sport. Nëse realizohen pikat më sipër, rezultati do të jetë më i mirë dhe më i shpejtë se shembulli kroat.

Një lutje drejtuar mediave!

Shpesh herë, për mos të thënë gjithë, i degjojmë komentuesit në televizion dhe lexojmë shkrimet e gazetarëve, ku lojtarëve nga Republika e Shqipërisë i referohen sipas vendit prej nga vijnë, pra shkodrani, tiranasi e kështu me radhë, por gjithë të tjerët i quajnë kosovarë. Ju lutemi sinqerisht, që mos t’a bëni këtë ndarje, por t’i mësoni vendet prej nga vijnë ... pra gjakovari, prishtinasi, shkupjani.

Le ta din gjithë bota e mbarë, se Tifozat Kuq e Zi çdoherë do jenë shqiptarë!

Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë me punë, siç e kemi dhënë çdoherë.

Tifozat Kuq e zi

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm