Menu

Besa Shqiptare - Rregulli i artë dhe shpëtimi i Hebrenjëve

User Rating:  / 2
PoorBest 

Shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë holokaustit

Nga Saimir Lolja, Toronto / Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria në Europën Juglindore shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendas por edhe të gjithë ato që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës. Fakti është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ato nuk u cënuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin; nuk pati ligj që kufizonte si numër futjen e tyre në Shqipëri. Ato nuk u grabitën, nuk iu mor pasuria, nuk u prekën nga ndonjë ligj qeveritar. Domethënë ato u shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që iu hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar që iu preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent në atë periudhë.

Mustafa Arsllan Rezniqi me familjen e tij në Deçan, shpëtoi 42 familje Hebreje

Shpëtimi qe i plotë dhe vërtetohet edhe nga një fakt paralel: pas kapitullimit të ushtrisë italiane në Shtator 1943, dhjetra mijra ushtarë italianë u fshehën në familjet shqiptare dhe u shpëtuan. Ishte e zakonshme për një familje shqiptare të kishte të fshehur ose italianë ose hebrenj në atë kohë. Tërë popullata shqiptare, pavarësisht nga besimet fetare veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi (p.sh. familjet fqinje) si një kulture e bashkuar duke e kundërshtuar holokaustin dhe shpëtuar tërë hebrenjtë ku ajo arrinte. As edhe një hebre egziston i humbur për shkak të holokaustit në Shqipëri. Njëkohësisht, ishin 14 hebrenj që ranë dëshmorë si pjestarë të njësive luftarake kundra-fashiste shqiptare ose u vranë nën zjarrin e luftës.

Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur. Gjurmët e shpëtimit gjehen në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjinokastrës, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte genocid ndaj kombeve të tjerë, se Shqipëria ishte strehë e sigurtë. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, zbatonin këtë Rregull të Artë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo që ishte në nevojë dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria qëndrore kishte 204 hebrenj. Sipas dokumentave, rajoni i Kosovës kishte 409 hebrenj vendas deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në Prill 1941. Ato hebrenj, bashkë me të tjerët që vinin nga ish-Jugosllavia dhe vendet e tjera dhe që u futën në Kosovë, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipërinë e brendshme me ndihmën e qeverisë dhe popullit shqiptar.

Rafael Farragi në Israel më 1995. Në dorë mban fotografin e shpëtuesit nga Qarrishta e Librazhdit, Mefail Biçaku

Kliko dhe shkarko shkrimin në gjuhën AnglezeNjë liste prej të paktën 3280 hebrenjsh të shpëtuar nga shqiptarët deri në fund të Luftës II Botërore është dorëzuar në Yad Vashem. Në këtë numër nuk përfshihen hebrenjtë që hynë në Shqipëri me pashaporta jo të vërteta apo me emra të tjerë, ato që hynë fshehtas (p.sh. u fshehën në fshtarta pranë kufirit shtetëtor), ato që nuk janë zbuluar akoma në dokumenta të tjera, si dhe ato që nuk njihen me emër. Kjo e fundit është për t’u theksuar sepse është e zakonshme të shohësh lista në arkiva të cilat kanë për një emër përmbri numrin e njërëzve që e shoqërojë atë kryetar grupi ose familje, nën titullin “bashkë me familjen e tyre”.

Instuticioni Yad Vashem në Jeruzalem deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë holokaustit. Shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë pa më të voglin interes, pa më të voglin kusht, pa më të voglin përfitim apo shpërblim, dhe gjithmonë duke ruajtur kujtimet e tyre. Këta hebrenj të shpëtuar janë ato që i mbijetuan holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt./TribunaShqiptare/

Artikulli botuar në Revistën “Montreal Jewsh Magazine”

* * * * *



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm