Menu

Selim Brahja, themeluesi i shkollës së parë shqipe në Sauk, më 1916-n

User Rating:  / 0
PoorBest 

Inaugurohet pllaka përkujtimore në ish- godinën e shkollës së parë shqipe në Sauk

Nga Albert ZHOLI - Inaugurohet pllaka përkujtimore në ish- godinën e shkollës së parë shqipe në SaukNë kuadrin e 101-vjetorit të Pavarësisë, në nderim të patriotit Selim Braja, Hoxhë i Saukut, i cili ndërtoi dhe hapi në vitin 1916 shkollën e parë shqipe në Sauk, para disa ditësh në këtë komunë u zhvillua ceremonia e inaugurimit të pllakës përkujtimore të vendosur në godinën e kësaj shkolle. Në këtë ceremoni të zhvilluar nga shoqata “Tirana”, familja e patriotit Selim Brahja, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, merrnin pjesë akademikë, intelektualë, historianë, shkrimtarë, klerik, gazetarë, prestarë të familjes Brahja, etj.. Një ftesë e veçantë në këtë ditë ishte bërë për At’ Nkollin, si një atdhetar, njeri i zotit i mbushur me mirësi. Për familjen Brahja janë shkruar shumë libra, por kjo ditë sipas z. Lulëzim Brahja (nip i Hoxhës Selim Brahja), është një ditë e veçantë, pasi janë mbledhur shumë intelektualë, por dhe se po sot në këtë inaugurim promovohet dhe libri “100 familje Tiranase”, me autorë Donika dhe Zenel Anxhaku, pjesë e së cilit është dhe familja Brahja (veçanërisht Selim Brahja) e cila ka një histori të lavdishme në përhapjen e gjuhës shqipe dhe pavarësinë e Shqipërisë. Ju falënderoj të gjithëve në këtë ditë, pasi pjesëmarrja juaj është një nderim për gjyshin tim dhe fisin e madh të Brahaj-ve, theksoi Lulëzim Brahja. Pas tij e mori fjalën Zv’Kryetar i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, At’ Nikolla, nënkryetare e Shoqatës “Tirana”, si dhe historianë që kanë njohur kontributin e kësaj familje për përhapjen e gjuhës shqipe dhe për Pavarësinë e Shqipërisë.

Jeta

Selim Brahja është lindur më 1883 në Sauk, Tiranë. Është i biri i patriotit Ramazan Brahja, dekoruar nga Presidenti i Republikës për “veprimtari patriotike”. Ai ka qenë Hoxhë i Saukut, i diplomuar në Turqi për teologji. Atdhetar, pjesëmarrës i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë më 26 nëntor 1912. Ajo që e veçon jetën e tij patriotike është se mbetet themeluesi i shkollës së parë shqipe në Sauk, më 1916. Veprimtaria e tij antifashiste bën që në mars të vitit 1913 të burgoset nga Italia fashiste në mars 1943. Ai ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes (gusht 1943) me bindje nacionaliste për Shqipëri etnike, demokratike dhe pro-perëndimore. Kur nuk mendohej, ai vritet në 31 gusht 1943 në pragun e xhamisë, në ditën e ramazanit, nga një grup prej shtatë vjetësh të cilësuar komunistë. Në nderim të jetës dhe veprës së tij një rruge kryesore në Sauk i jepet emri “Selim Brahja”. Në vitin 2012 ai dekorohet me medaljen e lartë “nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Selim Brahjas

Dijen, përparimin,
Kudo që ta gjejmë
Ta marrim si tonën
Për vete ta bëjmë.

Në bashkatdhetarët
Na mëson ta përhapim
Dhe prej pasurisë
Na urdhëron tu japim.

Zemrën e kish zoti
Shpirtin-Shqipërinë
Brënda kish diturinë
Hoxhë Selim Efendinë.

Vlerësimi

Për kontributin e madh në shërbim të çështjes shqiptare, nga brezat e familjes Brahja të Saukut të Tiranës, duke vlerësuar pikërisht këtë kontribut Presidenca e Republikës së Shqipërisë si institucioni më i lartë i shtetit shqiptar ka dekoruar disa figura të Brahjave nëpër breza.

- Së pari:- Stërgjyshi, Ramazan S. Brahja dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me medaljen e artë "Patriot i pavarësisë" (1995). Ai ishte bashkëpunëtori atdhetarit të madh tiranas, Ibrahim Hafiz Dalliu, i cili ka shkruar për të në librin e tij "Patriotizma në Tiranë" botuar më 1930 si një patriot atdhetar në luftën për pavarësi nga pushtuesit osman, për hapjen e shkollave shqipe dhe për shtetin shqiptar të pavarur dhe klerik patriot.

- Së dyti, gjyshi, Selim Brahja, dekoruar nga Presidenti i Republikës "Martir i demokracisë", me vendim të Këshillit bashkiak, Tiranë në vitin 2000 i jepet emri "Selim Brahja" rrugës kryesore të Saukut. Më 2012-n Presidenti i Republikës i jep Urdhrin e Lartë "Nder i Kombit" me këtë motivacion: "Për kontribut të shquar në Shpalljen e Pavarësisë, në hapjen e shkollës së parë shqipe, në zonën e Saukut, për pjesëmarrje aktive në Luftën antifashiste përkrah forcave nacionaliste dhe qëndresën e papërkulur ndaj diktaturës komuniste, gjë për të cilën u dënua me pushkatim".

Ai eci kështu në gjurmët e babait të tij patriotit, Ramazan Brahja dhe i çoi më tej këto tradita të vyera atdhetare.

Në një dokument të arkivit tregohet se si Ministria e Brendshme fashiste nëpërmjet zyrës së saj politike kërkonte arrestimin e Selim Ramazan Brahjes, anëtar i pleqësisë së Saukut dhe Hoxhë i Saukut me shkollë të mbaruar për teologji. për propagandë antifashiste.

Antifashisti Selim Ramazan Brahja merr pjesë edhe në Konferencën e Mukjes më 1943, më 1-2 gusht.

- Së treti: Isuf Brahja, Dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me urdhrin e Punës dhe dy medalje "MJESHTËR I MADH I PUNËS". Është një ndër pjesëmarrësit më akliv në luftën antifashiste nacional-çlirimtare.

Isuf Selim Brahja, babai i Lulzim Brahjes, mjeshtër duarartë i njohur në të gjithë Tiranën për mrekullinë e duarve të tij dhe mendjes së tij novatore dhe krijuese në punë. Është dekoruar disa herë më këto motivacione: "Punonjës i dalluar, është mobilizuar për realizimin dhe tejkalimin e planit të shtetit, është treguar i gatshëm në çdo rast për vendosjen e normave në prodhim, ka treguar kujdes për ruajtjen dhe shfrytëzimin e makinerive dhe është aktivizuar në të gjitha problemet e ndryshme që ka patur ndërmarrja".

Dhe: "Ka organizuar mirë punën në sektorin ku punon dhe është mobilizuar me të gjitha forcat për realizimin dhe tejkalimin e planit të shtetit. Ka vënë në zbatim metodat e përparuara, duke i kursyer shtetit shuma të mëdha lekësh".

Familja Brahja u lidh me Beqir Ballukun, Myslim Ketën, Adnan Qatipin

.... Rruga e Brahjave për liri dhe dinjitet njerëzor u duk më së miri në rrugën e Isuf Selim Brahjes. Që fare i ri u lidh me forcat e rezistencës antifashiste në Tiranë në vitin 1942 dhe pikërisht në njësitin gueril të Tiranës së bashku me Beqir Ballukun, Myslim Ketën, Adnan Qatipin etj..

Më tej shkoi partizan. Ashtu si Isufi nga Brahjat u bashkuan me forcat e rezistencës antifashiste Ibrahim Brahja, Dalip Brahja, Mustafa Brahja, Qamil Brahja etj. Shtëpia e tij dykatëshe u dogj nga pushtuesit gjermanë.

Isuf Brahja pas lufte

Pasi kthehet nga lufta në vitin 1945, Isuf Brahja sheh se, shtëpitë ishin djegur nga fashistët, ashtu si edhe shtëpitë e Myrtezait dhe të Qamil Brahjas. Pas këtij viti Isuf Brahja ngarkohet në komandën e vendit Petrelë, që të punojë me rininë antifashiste dhe në këtë detyrë përfshihet në aksionet e mëdha si tharja e kënetës së Maliqit më 1946, si komandant i rinisë për rrethin Tiranë, me 120 pjesëmarrës në hekurudhën Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan etj.. Në vitin 1951 filloi punë në uzinën e parë mekanike në Tiranë dhe punoi si përgjegjës i fonderisë të metaleve me ngjyra.

Aty ai mësoi dhe u bë një nga mjeshtërit e nderuar dhe të respektuar të çelikut shqiptar bashkë me figura të tilla të mëdha dhe të nderuara si Abdyl Karakashi, inxhinier Kuneshka, Nuri Bylyku, Hajdar Meçe, Iljaz Alia, Baki Baholli etj.. Me hapjen e uzinës së madhe mekanike në Shkozë, Isuf Brahja dhe shokët e tij u bënë bërthama fillestare për ngritjen dhe funksionimin e uzinës "Traktori". Këtu Isuf Brahja ishte përgjegjës i fonderisë dhe për punën e tij cilësore dhe të përkushtuar u nderua me medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Mjeshtër të tillë rritën dhe edukuan disa breza të fonderisë dhe të mekanikës shqiptare. Nga këto njerëz të nderuar ishin edhe Baki Baholli, Xhemal Tafaj etj.

Për dijeni të lexuesit, atëherë Uzina "Traktori" kishte dy fonderi, fonderinë e çelikut dhe fonderinë e metaleve më ngjyra. Në këtë fonderi ai u shqua si një mjeshtër në punë, si drejtues, si organizator, por dhe si një mësues për brezin e ri, duke u kthyer vetë në një shkollë pune dhe jete, me fjalën e mirë dhe të ngrohtë njerëzore, me disiplinë, me kulturë dhe rigorozitet në detyrë.

Reparti i fonderisë ku ai punonte dhe drejtonte ishte dhe një shembull i pastërtisë mjedisore.

Drejtuesit e kombinati por dhe vetë kolegët e reparteve të tjera thoshin: "Në repartin e fonderisë të drejtuar nga Isuf Brahja çuditesh dhe krenohesh për pastërtinë dhe rregullin."

Dhe kjo ndodhte se vetë usta Isufi ishte i edukuar nëpër brezat nga të parët e tij, me kulturë, dije dhe ndjenjë të veçantë të rregullit dhe pastërtisë, gjithmonë për ta vënë punën në shërbim të komunitetit.

Dhe këtë punë e realizonte duke sjellë harmoni, mirëkuptim reciprok me kolegët dhe punëtorët.

Një ish koleg i tij midis të tjerave na thotë: "Kur ishte orari për të ngrënë drekën, ne uleshim bashkë si një familje dhe bashkërisht drekonim, hanin atë çka kishim bashkërisht dhe flisnim për familjet tona, për shkollimin e fëmijëve etj. Kur ishte dita që merrnim 15 ditëshin, merrnim rrogat në bordero dhe vinim së bashku për të pirë nga një birrë tek Bar "Sahati"

Kështu shkohej jeta në kolektiv. në komunitet dhe usta Isufi me jetën e tij të pasur, plot punë, sakrifica dhe një përvojë të pasur njerëzore ishte një shembull i gjallë bashkimi dhe mirëkuptimi.

Edhe kur doli në pension usta Isufin, siç e quanin të gjithë, e thërrisnin 2-3 orë në ditë për të dhënë asistencën e tij e për të përhapur më tej përvojën e fituar nëpër vite e dekada.

Lulzim Isuf Brahja...

Ai midis të tjerave mban "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikë me këtë motivacion: "Për kontributin në lëvizjen demokratike, në rrëzimin e simboleve komuniste dhe fitoren e demokracisë, për ndihmën financiare të dhënë në ndihmë të shoqatave, familjeve kosovare dhe njerëzve në nevojë"...

Portreti i Lulzim Brahjes nuk mund të përmblidhet dot vetëm me pak fjalë.

Ai para se të jetë një biznesmen i suksesshëm është një qytetar humanist i suksesshëm.

Ai është drejtues në disa forume kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të shoqatave kulturore dhe atdhetare, organizator i njohur i mjaft veprimtarive me karakter atdhetar dhe kulturor dhe financues i rreth 15 librave me karakter artistik, historik etj.

Lulzim Brahja i diplomuar për gjuhë-letërsi në vitet 1981-1986

dlie per jurist me 2005-2009 është dekoruar "Ambasador i Paqes" nga Federata Universale e Paqes dhe Federata Ndërfetare per Paqen (2007), dekoruar me Titullin "Kavalier i paqes" nga "Unioni Ndërkombëtar i Paqes" dhe nga "Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut" me Titullin "Nënë Tereza i të Drejtave të Njeriut", Lulzim Brahja ka kontribute të spikatura shoqërore dhe politike. Është protagonist në rrëzimin e monumentit të dikatorit komunist (20 shkut 1991) dhe i propozuar nga 15 shoqata të shoqërisë civile për dekorim nga Presidenti i Repuplikës së Shqipërisë.

Ai ka qenë kryetar i partisë demokratike të Komunës Sauk për tre mandate (1991-1996) dhe anëtar i kryesisë së partisë demokratike, dega e rrethit Tiranë (1991-1996)

Anëtar i kryesisë së shoqatës "Tirana" dhe nënkryetar i saj për dy mandate (1992-1998).etj.

... Nga tiparet më kryesore të familjes Brahja është lufta dhe përpjekjet e pareshtura nëpër breza për liri, për liri për vendin, liri për dinjitetin, liri e iniciativës, liri e individit...

Dhe sot pikërisht Lulzim Brahja ka ideuar për dhjetëra numra dhe po boton në vazhdimësi gazetën "Liria".

Në editorialet e saj, ne reportazhet, në portretet, në shkrimet problemore. numër pas numri jepen përmasat e lirisë dhe përpjekjet e pareshtura për mbrojtjen dhe zgjerimin e saj të pandërprerë.

Nëpër brezat Brahjat luftuan me vetëmohim për Lirinë, derdhën gjakun dhe nuk e kursyen pasurinë dhe katandinë për lirinë

KATER DEKRETE PRESIDENCIALE PËR NJË FAMILJE

Historia e fshatit Sauk është e lidhur me veprimtarinë e banorëve të saj, mund të themi se ajo është e pandarë nga historia e Tiranës. Sauke ka qënë dhe është porta juglindore e Tiranës, prej saj karië kaluar shumë ngjarje duke marë në rrjedhën e tyre edhe buira e djem të Saukut. Mbiemrat e familjeve të Saukut ndeshen shpesh në ngjarjet historike të vendit. Për argument zgjodha vlerat e familjes Brahja, që me modesti kanë krijuar tashmë një pemë gjenealogjike dekorimi me katër Dekrete Presidenciale duke marë si referencë të dekoruarin e fundit Lulzim Brahja, që ështe njëkohësisht dhe kryefamiljari aktual.

Lulzim BRAHJA MEDALJEN E MIRËNJOHJES 2011

Jusuf BRAHJA MJESHTËRI MADH1 PUNËS 1969

Selim BRAHJA NDERI I KOMBIT 2012

Ramazan BRAHJA PATRIOT I PAVARËSISF 1995

1. Lulzim BRAHJA, 2. Babai, 3 Gjyshi. 4 Stërgjyshi



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm