Menu

Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

User Rating:  / 0
PoorBest 
Replik me fakte Dhimtraq Shonit

Gjenerata e Oficerave rezervë kur ka qenë edhe Anastas Janullatosi (1952-1953)

Nga Arben LLALLA - Historiani dhe publicisti - Arben LLallaShumë pak është shkruar për biografinë e vërtetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit. Mediet në Shqipëri ose e kanë frik hirësinë e tij z.Janullatosin ose ju vjen keq për të sjellë fakte rreth të shkruar së tij të vërtetë, biografisë për të cilën dikush duhet ta thotë të vërtetën, atë të vërtetë që të gjithën ne kemi nevojë ta dimë për drejtuesin më të lartë të kishës së pavarur të Shqipërisë.

Nga kërkimet e mia gjeta se Anastas Janullatosi rrjedh nga një familje me rrënjë shqiptare, babai i tij Gerasimos është me origjinë nga ishulli Qefalonia, që është populluar nga viti 1502 me leje të Senatit të Venedikut nga shqiptarët. Gerasimos Janullatos ka lindur në Lefkada, por për shumë vite ai jetoj dhe punoj familjarisht në Prevezë ku u martuar me Roksani Malltezin. Familja e nënës së Janullatosit janë nga Preveza e Çamërisë nga fisi i Malltezëve. Ishte daja, akademiku Kostandin Malltezi (1869-1951) që i dha përkrahje Anastas Janullatosit të vazhdonte shkollën e lartë për Teologji pasi mbarojë gjimnazin.

Gerasimo Janullatos ka qenë tregtar dhe mori pjesë në luftërat ballkanike dhe u kthye pas përfundimit të tyre me gradën kapiten në Prevezë. Gjatë viteve 1920-1923, Gerasimos Janullatos humbi të gjithë pasurinë e tij dhe shkoj bashkë me familjen për të punuar në Pirea.

Anastas Janullatosi nuk e filloj jetën e tij si njeri i përkushtuar për përhapjen e kristianizmit qysh në fëmijëri apo në manastir, ashtu siç ka ndodhur me shumë titullar të kristianizmit, por e nisi karrierën fetare pasi mbaroj universitetin dhe filloj punë si profesor i teologjisë dhe historisë në shkollat fetare ortodokse.

Emri i pagëzimit prindëror i tij është Tasos, ndërsa kur u bë peshkop pas viteve 1970 mori emrin fetar Peshkop Andrusis Anastas Janullatos.

Në vitin 1947 mbaroj gjimnazin dhe më 1952 shkollën e lartë për teologji.

Godina e shkollës së oficerae rezervë ku ka studiuar Anastas Janullatosi (1952-1954)

 

Më 1952-1954, shkojë ushtar në shkollën për oficerë rezervë në Siru, DEA, duke u bërë më tej edhe udhëheqës-komandant i grupit. Gjatë periudhës së vazhdimit të shkollës Anastas Janullatosi ishte shok gjenerate me deputetin dhe ish-ministrin e jashtëm të Greqisë Petro Moliviatin të partisë Demokracia e Re të Miçotaqit, Karamalisit që sot e drejton Andoni Samaras. Janullatosi dhe Moliviatis kanë qenë studentë me rezultate dhe inteligjentë të lartë në këtë shkollë. Gjatë një interviste në vitin 2011 Anastas Janullatosi ka deklaruar se në shkollë ka mësuar taktikat ushtarake për tu zbatuar në terrenin e Shqipërisë.

Akademiku Kosta Malltezi Shkolla ushtarake që ndoqi Janullatosi është themeluar më 1887 me vendim të mbreti të Greqisë Georgjios. Të njëjtën shkollë e ka mbaruar në vitin 1941 Kostandin Miçotaqi, dhe kur ishte kryeministër i Greqisë Miçotaqi erdhi në krye të kishës Autoqefale shqiptare Anastas Janullatosi.

Në vitin 1960, Anastas Janullatos u shurukua Dhjak dhe më 1964 fitoj titullin Arqimadrit dhe në vitin 1972 Peshkop me emrin Andrusis Anastas Janullatos.

Gjatë periudhës së juntës ushtarake në Greqi 1967-1974, Anastas Janullatos ka qenë njeri i afërt me kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçonit, arvanitas edhe ky si shumë figura të ndritura të Greqisë Moderne. Misionet fetare jashtë Greqisë të prof.Anastas Janullatos gjatë viteve 1967-1974 janë financuar nga Pavlos Çipras i cili ishte nga Arta e Çamërisë. Çipras ka mbështetur fuqishëm ekonomikisht Kryepeshkopin Jeronimos Koçonis. Pavlo Çipra është babai i kryetarit të partisë së majtë greke Synanizmos Aleksi Çipras me rrënjë nga Arta.

Anastas Janullatos ka mbështetur që në fillim protestat e studentëve të Politekniut, ai bashkë me disa profesor të shkollës Teologjike kanë qenë jashtë dyerve të Politekniut duke mbështetur fort protestuesit dhe dërguar fshehtas ushqime dhe ilaçe.

Anastas JanullatosiMë 1976, në Pirea u mbajtën zgjedhjet për Mitropolit të kësaj qyteze dhe Anastas Janullatos humbi me 10 vota diferencë kundrejt fituesit Rogon Kallinikos i cili u zgjodh Mitropolit i Pireas.

Për shumë vite Anastas Jnaullatos nuk e fitoj kurrë titullin me vota Mitropolit. Gjatë periudhës 1974-1998, kur në krye të Kishës Autoqefale greke ishte Serafinis, Janullatosi trajtohej si njeri i përbuzur dhe i dënuar prej Kryepeshkopit të Greqisë Serafinit pasi peshkop Andrusis Anastas Janullatos kishte qenë i përkëdheluri i ish-kryepeshkopit Jeronimo Koçonit.

Postin për të riorganizuar kishën Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos e ka të dhuruar nga Patriarku i Sinodit të Shenjtë të Fanarit në Stramboll z.Bartolomesos.

Vallë rastësi është që Anastas Janullatosi erdhi në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë gjatë periudhës që kryeministër i Greqisë ishte Kostandin Miçotaqi? Rastësi është që hirësia e tij ka mbaruar shkollën për oficer rezervë, atë shkollë që e kanë mbaruar shumë figura të larta të politikës greke si ish-Kryeministri Aleksandër Korizi, ish-kryeministri dhe ministër i jashtëm Georgjios Rallis, ish-kryeministri Kostandinos Georgakopulos, ish-kryeministri Miçotaqi, ish-ministri Panajoti Papaliguras, ish-ministër i jashtëm Petro Moliviatis, ish-ministri i jashtëm Janos Kranidhiotis, Mitropoliti i Selanikut Anthimos, Mitropoliti i Ileas Germanu, Mitropoliti i Nikeas Georgjios, Mitropoliti Kou dhe Nisiru etj.? Ndoshta! Por është më e pëlqyeshme të shkruhet biografia e vërtetë e kryepeshkopit Anastas Janullatosi tani që është gjallë se sa të thuhen kur ai të vdesë.

Vërej: Nëse hirësia e tij z.Anastas Janullatosit ka dyshime në këto të dhëna që i paraqes lexuesve pa ndonjë prapavijë politike, atëherë unë si historian e ftoj të vërtetojë të kundërtën që këto sa kam shkruar janë gënjeshtra dhe unë deklaroj se do të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga jeta publicistike dhe e dorëzoj diplomën time të historisë sepse historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale. Para fakteve edhe vetë ZOTI përkulet.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm