Menu

Gjenevë, viti 1924 - Prej nga nisi të njihet Shqiptaria botërisht

User Rating:  / 0
PoorBest 

Fan Noli - Gjenevë

Imazh, që ka vlerë më shumë se një foto: Fan S. Noli duke hyrë në Selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 1924, prej nga kërkoi nga presidenti amerikan Wilson anëtarësimin e Shqipërisë në OKB, shkruan agjencia e lajemeve "Presheva jonë" nga Gjeneva.

Nga Nefail MALIQI - Nefail MaliqiAmbasadori i parë shqiptare në OKB Fan Noli e rikujton Wilsonin në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota.

Kur hyri Amerika në luftë në prill të 1917, Fan Noli kishte takuar personalisht presidentin amerikan Wilson, i cili i kishte dhënë fjalën se do te mbroje pavarësin e Shqipërisë.. Wilsoni me « besën » e tij made in USA e mbajti fjalen gjer ne fund. Çdo diplomatë dhe intelktualë shqiptarë sot është i vetdijshëm dhe  e dinë fare mirë se pa perkrahjen e Wilsonit sot nuk do te kishim Shqiperi. Për këtë angazhim të presidnetit Wilson dhe SHBA-ve padyshim edhe shqiptarët dhe insitucionet tona janë mirnjohës ndaj kontributit të tij dhe popullit amerikan. Thomas Woodrow Wilson ishte i lindur në 28 dhjetor të vitit 1856 dhe vdiç më 3 shkurt të vitit 1924. Wilson ishte presidenti i 28-të i radhës i SHBA mes viteve 1913-1921.

Pas Skenderbeut dhe Ismajl Qemajlit ndoshta nuk do të gabonim nëse presidentin amerikan Wilson do ta radhisnim si të tretin për nga roli dhe kontributi që i dha njohjes dhe zyrtarizmit të shtetit shqiptar në Gjenevë, në të cilit metropol evropian sot mbanë emrin e tij pos Hotelit edhe Pallati i Vilsonit (Palais Wilson) mu në godinën e selisë së parë të Kombeve të Bashkuara që aktualisht eshtë ndertasa e Komesariatit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriu.

Për këtë angazhim të presidentit Wilson dhe SHBA-ve padyshim edhe shqiptarët dhe insitucionet tona janë mirnjohës ndaj kontributit të tij dhe popullit amerikan. Kurse, në dhjetor Shqipëria – me ndihmën e presidentit amerikan Woodrow Wilson – pranohet në Ligën e Kombeve të Bashkuara sot OKB, si vend i pavarur dhe sovran ku në mesin e 192 flamujve valon sot ditë e natë, verë e dimër flamuri ynë kombëar kuqezi me dy krena.

Woodrow Wilson 1856-1924Do përkujtuar se në vitin 1908, Fan Noli filloi të studiuar në Harvard, duke përfunduar studimet akademike pak ditë para Nëntorit të vitit 1912. Ai u kthye në Evropë për të promovuar pavarësinë e Shqipërisë, vendosjen në Shqipëri për herë të parë në vitin 1913. Ai u kthye në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore, duke shërbyer si kreu i organizatës Vatra, i cili në fakt e bëri atë udhëheqësi i diasporës shqiptare. Përpjekjet e tij patriotike dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara, në Gjenevë ai fitoi mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson për një Shqipëri të pavarur ku në vitin 1920 ajo fitoi anëtarësimin e shtetit të ri në Lidhjen e Kombeve të Bashkuara. („His diplomatic efforts in the United States and Geneva won the support of President Woodrow Wilson for an independent Albania, and in 1920 earned the new nation membership in the fledgling League of Nations. Though Albania had already declared its independence in 1912, membership in the League of Nations provided the country with the international recognition it had failed to obtain until then...")

Edhe pse Shqipëria tashmë kishte shpallur pavarësinë e saj në vitin 1912, anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve kishte domethënje të madhe të vendit me njohjen ndërkombëtare. Noli i rikujton Wilsonin gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: "Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte  emri i Presidentit Wilson."

Suksesi në Lidhjen e Kombeve i dha Nolit vendin e figurës kryesore në jetën politike shqiptare. Nga Gjeneva u kthye në Shqipëri, dhe nga 1921 deri më 1922 përfaqësoi Federatën Vatra në parlamentin shqiptar. Me ketë mund të themi se shqiptarët pas Skenderbeut deri tek epoka e Ismalj Qemajlit nuk dinin vetëm të bënin luftë por bënin edhe diplomaci të cilit shumë herët, madje edhe para se të bëhej shteti shqiuptzar, të pushtojnë  kanceleratë e OKB në favor të njohjes dhe internacionalizmit të Shipërisë, çështjes sonë kombëtare.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm