Menu

Tomorr Torra,-drugëdhendësi nga Mokra e Pogradecit që s'e njeh plakjen

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga e majta në të djathtë: Tomorr Torra e Qazim Hasbajrami - Foto Xhevahir Cirongu, maj 2014

Nga Xhevahir Cirongu - Të shkruash diçka për njerëz të tillë nuk është edhe aq e lehtë. Ata janë të thjeshtë e të dashur. Që me takimin e parë, kur bisedon rreth punës së tyre, të bëjnë për vete me atë modesti karakteristike, që brenda shpirtit të tyre vlon pjalmi e poleni i artistit popullor. Njerëz të tillë janë të rrallë, sa që është vështirë për t'i identifikuar nga të tjerët. Me dhuntinën që kanë këta njerëz, kjo dhuratë e zotit, bëjnë që duke gëdhendur drurët me daltë e struk, na dhurojnë plot shije sende të bukura që na shërbejnë të gjithëve ne. I tillë është edhe Tomorr Torra nga Mokra e Pogradecit.

Para disa kohësh ne takojmë këtë njeri duarartë dhe bisedojmë me atë. Nga biseda që bëmë me Tomorrin, mësuam se ai ka ardhur me banim nga Mokra e Pogradecit  qysh në vitin 1990 në qytetin e Kavajës. Në këtë qytet është vendosur familjarisht. Me punimet e drurit, si Tunc,Bute vere, Bucelë uji, apo gëdhendje të tjera zbukurimi në dru, e kishim takuar në tregjet e qyteteve Kavajë, Tiranë, Durrës, apo Rrogizhinë e Peqin. Por ai shkon edhe në qytetin e Lushnjes. Një njeri i kudondodhur, që reklamon e shet punimet e drurit që i prodhon vetë ai.

Tomorr Torra sapo ka mbushur të 70 vjetët. Ka mbi 5 vjet që ka dalë në pension. E megjithatë, profesionit të bukur të drugëdhendësit s'ju është ndarë kurrë.

-Kam një jetë të tërë që me drurin jam ''dashuruar'' e me drurin dua edhe të vdes,-na thotë ai.Me këto duar, (dhe na tregon shuplakat e duarëve plot kallo), kam një jetë të tërë e me punë të ndershme linda e rrita gjashtë fëmijë: 2 Vajza e 4 djem. Të gjithë të martuar e me fëmijë.Kjo punë e drurit më ka lumturuar që nga fëmijëria e deri sot. Me lot në sy na thotë se, me daltën mbi dru duke gëdhendur edhe dua të vdes! Largohesh nga artisti popullor Tomorr Torra, e me vete merr buzëqeshjen e bardhësisë së shpirtit të tij, që moshës së thyer i thotë me punët artistike se ende jam i ri e s'e njoh plakjen. Të gjitha punimet artizanale Tomorri i punon me dru lisi,arrni e ahu. Më vjen keq, kur disa njerës të papërgjegjshëm ''vrasin'' pyjet, na thotë Tomorri. E për këtë bindesh te ky njeri e do marrëzisht punën,por edhe artin e gëdhendjes së drurit.

Durrës, 30 maj 2014.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm