Menu

E djeshmja sot na bën edhe më krenarë

User Rating:  / 1
PoorBest 

Zylyftar Zak Kullsi

Nga Xhevahir Cirongu / Portret / Të flasësh për fisin Kullsi nga fshati Mëlovë të rrethit Skrapar, është pak disi sa e çuditshme, por edhe ndjenjë krenarie. Po të kërkosh pak histori prej tyre, do gjesh nëpër labirinthet e ngjarjeve historike në dekada plot drithërima e akte trimërie atdhetare e njerëzore.

Fisi Kullsi e ka prejardhjen nga Sevasteri i Vlorës, dhe pikërisht nga Kullsgrehoti. Në shekuj ata kanë kultivuar  atdhetarizëm. Këtë ata e kanë shprehur jo vetëm për mbrojtjen e atdheut, por edhe me forma të tjera duke i shprehur ato edhe me këngë e vallen shqiptare. Atdheu e kënga për ata ka qënë gjëja më e shtrenjtë. Kjo e kultivuar gjer në rrënjë e damarë gjaku, të shkrirë me dashurinë njerëzore. Sipas gajdhënave të të gjithave kohëve, të cilat jamë ruajtur në breza, thuhet se për shkaqe e arsye familjare, ky fis largohet nga Kullsgrehoti i Sevasterit dhe vendoset me banim në fshatin Mëlovë të luginës tomorricë-Skrapar. (Duhet të themi se një pjesë e këtij fisi ngelet po në Sevaster).

Mendohet se përafërsisht rreth vitit 1880, vendosen përfundimisht me banim në fshatin Mëlovë. Pra, jemi në kohën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Rreth viteve 1840-1860 nga Sevasteri për në malin tomorr, atje shtegëtonin tufat e bagëtve për verim. E zgjodhën këtë vend, pra fshatin Mëlovë, sepse aty gjetën mundësi jetese, pra në mirërritjen e shtimin e blegtorisë. Këtë profesion e kishin të trashëguar në shekuj edhe në fshatin e origjinës së tyre, Sevaster. Ata janë marrë kryesisht me mirërritjen e të imtave, të dhisë e të deleve. Fshati Mëlovë i plotësonte këto kushte për jetesë në shtimin e blegtorisë, sepse kishte ujë e kullotë të mjaftushme me malin e Mëlovës e më tutje kullotat në malin e Tomorrit. Prandaj gjendet në fund të fshatit Mëlovë lagjia e fisit Kullsi, e cila është vendosur në krahun e majtë mbi lumin e tomorricës. Si kurorë i rrinë mbi krye mali i Mëlovës, mali Gostënckës e në mes Qafa e Dëvrisë.

Babai im quhej Zak Rushan Kullsi,- na thotë i biri Zylyftari. Dhe vazhdon të na tregojë më tej copza historie nga familja e tij. Babai im ka lindur në Mëlovë më 10 korrik të vitit 1890. Ndahet nga jeta në vitin 1972. Eshtë martuar me Bylyre Kullsi(Qyrani), e cila ishte bijë nga fshati Varvarë e oparit të Korçës. Nga martesa lindën 4 fëmijë: 3 djam e një vajzë. Djemtë: Zylyftar Kullsi, Halim Kullsi, Faik Kullsi. Vajza: Sheqere Xhaferri (Kullsi). Nga të dhënat gajore dhe ato shkresore, (që janë të pakta) emri i gjyshit tim quhej Rushan Kullsi. Ndërsa stërgjyshi e kishte emrin Halim Kullsi. Kurse vëllai i stërgjyshit tim e kishte emrin Zyferr Kullsi. Në gjak kanë patur e kemi atdhedashuri për të shtrenjtin atdheun tonë Shqipëri. Kjo është e shpejgueshme edhe me fakte konkrete, sepse fisi Kullsi ka luftuar trimërisht me armë në dorë kundër çdo lloji pushtuesi ndaj atdheut tonë. Ata kanë luftuar kundër turqëve, grekëve, sllavëve, italianëve e gjermanëve. Këtë e dëshmon edhe fakti i një kënge që është kënduar e këndohet edhe sot nëpër dasma për fisin Kullsi. Në luftën ndaj andrakëve grekë e italianë në vitet 1913-1914 e në vitin 1935-1940, kanë luftuar trimërisht ndaj tyre. Në librin mongrafikohistorik ''Tomorrica zemra jonë'' me bashkautorë Xhevahir Cirongu publicist, poet, shkrimtar nga fshati Leskovë, e Mit'hat Fejzo nga Trebla, gjendet e shkruar edhe kënga që u kushtohet burrave të fisit Kullsi. Dhe ja, si thotë ajo këngë e monçme që ngre lartë si vetë mali i Tomorrit heroizmin dhe trimërinë të shprehur në vargje kënge.

Zakë Rushan Kullsi

Kush e çeli derën e parë
Memo Mene me Zyferr aganë,
Dilni shokë, arriti berihaja
Të dalim sipër te Metepi
Se aty krisi dyfeku.
Komandant Zyferri
Thirri me zë të lartë:
Dilni të nderojmë vatanë
Veten tonë e gjithë Skraparë.

Zakë Rushan Kullsi(10 korrik 1890-1972)

Fisi Kullsi i ka luftuar padrejtësit e të gjithave koharave nëpër shekuj. Ata iu janë  përgjegjur me ashpërsi edhe bazhibozukëve e hajdutëve, por edhe tradhëtarëve të vendit, të cilët janë bërë vegël  e bashkëpuntorë me pushtuesit në dëm të interesave të atdheut. Zakë Kullsi ka marrë në mbrojtje familjen e Tofe Zhurit nga fshati Postenë. Familjes Zhuri ballistët i dogji shtëpinë dhe u grabiti pasurinë. Familja ime ka qënë e lidhur ngusht me LANÇ për çlirimin e Shqipërisë nga nazifashizmi. Muharrem Kullsi  ka marrë pjesë në LANÇ'së bashku me Orhan Frashërin. Edhe Shefit Zhuri nga Postena, i cili është gjaku jonë është dëshmor i atdheut. Edhe dajua im, Sabri Qylani është dëshmor i atdheut. Ai ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare. Shtëpia jonë në Mëlovë  ka qënë  bazë e luftës partizane.

Edhe unë kam ndihmuar luftën partizane,pavarsisht se isha i vogël( 10 vjeç) dhe familjen Zhuri në ruajtjen e pasurisë të Tofe Zhurit.Sot, Zylyftar Zak Kullsi aderon në organizatën e veteranëve të LANÇ. Ai është zgjedhur kryetar i organizatës së veteranëve të lagjes nr.2 në qytetin Durrës.Këtë detyrë, ka vite që e kryen me devotshmëri si pasardhës i LANÇ. Sot në këtë 70 vjetor të çlirimit të atdheut tonë nga okupatorët nazifashist e ndjej vetem edhe më krenar, na thotë Zylyftar Kullsi.

Qërshor, 2014.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm