Menu

Petrit Bako, djali nga Burranji që kapërceu oqeanin atlantik...

User Rating:  / 0
PoorBest 

Petrit Bako

Jeta qënka e çuditshme. Ajo vjen e ëmbël në fillim, por ne nuk e dimë që ajo ka në trupin e saj të fsheta të shumta. Na duhet një kohë e gjatë që të depërtojmë deri diku tek enigmat e saj. Vrapojmë si një i marrë në ditët e dehura tek ajo, por s'mund ta kapim kohën që ne dëshirojmë për ta shijuar atë. Ecim, ecim pa pushuar dhe lundrojmë mbi valët e bardha plotë dritë mes vezullimeve të jetës sonë. Koha s'ndalet kurrë! Por ne e masim atë me jetët tona...! Sa bukur të ecësh mbi valën e bardhë e dritën e diellit nga ku ne rritemi e plakemi, derisa vjen një ditë e shuhemi në ugarin e plisit të dheut të pavdekshëm!

Kam biseduar me shumë njerëz me mjetet moderrne të kohës sonë që jetojmë. Kjo mundësi komunikimi më kanë bërë që të jem edhe më afër dashamirsëve e të afërme të mi. Vitet ikin si një lum me ujë të rrjedhshëm nga bora që shkrin maleve.

Kisha kohë të gjatë që s'kisha takuar apo biseduar me një të afërmin tim. Dhe ja... erdhi një ditë e unë takoj me mall e dashuri atë djalë simpatik,energjik, të dashur me të gjithë, njeriun që kapërcen kohët e këqia dhe mban vlerat e mira brenda gjirit të shpirtit tij. Ai nuk kishte ndryshuar edhe pse jeta e kishte degnisur deri atje përtej oqeaniit Atlantik. Jam Petriti,-si më dëgjon!? Ju flas nga përtej oqeanit Atlantik, më foli një ditë të bukur vjeshtë-tetori 2014-ës.

Kush është Petriti?

Petrit Bako është nga fshati Burranj i rrethit Skrapar (Tomorricë). Ai ka lindur më 10 shkurt të vitit 1967. Eshtë i biri i Qani e Lima Bako. Atë ditë kur lindi Petriti, mali i tomorrit kishte hedhur supeve ''gunën e bardhë'' mbi vete e bardhësia vezullonte në gjithë krahinën e Tomorricës. Gjyshja Fize e përkëdhelte të nipin me ato duar të ashpra, por fjalët e këngën që u këndonte nipave e mbesave ishin të bardha si bora e maleve e ngrohnin si rrezet e diellit të pranverës. Fisi bako ka kontribuar edhe në LANÇ. Në vitin 1943 gjyshi i Petritit që e quanin Demir Bako zgjidhet sekretar këshilli për fshatin Burranj. E si mos ta kujtojmë në këtë 70 vjetor të çlirimit të vendit tonë nga nazifashizmi njerëzit që sakrifukuan edhe me jetën e tyre, na thotë Petriti. Prindërit e Petritit në çdo fjalë që nxirrnin nga goja, lëshonin pjalmin e lules së jetës për djalin e tyre të pagëzuar me emrin simbolik Petrit.

Edhe burimi me emrin aq të bukur Dardha, që buronte sipër fshatit Burranj, ngrinte dollinë për djalin e fshatit të sapo lindur në atë ditë shkurti të vitit 1967. Lulet çelin herët në Burranj, por atë vit manushaqja kishte çelur më herët nga vitet e mëparsheme. Kalonin vetet e Petriti rritej edhe më shumë si një lis që e mbosht furtunën e rrebeshet e kohëve. Petriti rrjedh nga një familje patriotike e atdhetare. Halla e tij që e quanin Nafije Bregu (Bako) është dëshmore e atdheut. Shkollën fillore Petriti e kryen në fshatin e lindjes Burranj. Ai kujton me plot mall mësuesen e klasës së parë Lavdie Nikollari. Kurse arsimin 8 vjeçar e kryen në Dobrenj. Nga mendja si ndahen mësuesit Islam Osmani, Vangjel Mostra (Dropulli), Islam Bako etj. Arsimin e mësëm e kryen në gjimnazin ''Ramiz Arianitasi'' në Çorovodë dhe e mbaron atë në vitin 1980-1984.

-S'mund të lë pa kujtuar ata mësues të mbrekullueshëm si Sybi Koxhabelliu, Teki Bregu (drejtor i gjimnazit), Çelnik Nako, Festim Myftari etj, -na thotë ai. Por edhe shokët e klasës, Xhelil Seferasi, Dragosh Cirongu nga Leskova.

Dragoshi vazhdoi për oficer ndërlidhje. Edhe Petriti mbaroi me rezultate të mira arsimin e mesëm me 9.4 mesataren. Si rrjedhojë e rezultateve të larta, ai vazhdon arsimin e lartë, Shkollën e Bashkuar të Oficerave në vitin 1984-1988 në Tiranë. Petriti ka lënë gjurmë të mira kudo që ka punuar si oficer: Skrapar, Përmet, Leskovik, Korçë. Edhe në Pogradec, ai ka kryer me devotshmëri detyrat e ndryshme në polici.

Petrit Bako s'kishte mbushur ende 21 vjet kur mbaron arsimin e lartë. Ai ishte oficeri më i ri i batalionit me komandant batalioni Pilot Pano. Por ai kujton edhe shokët e shkollës së lartë që si hiqe nga mendja portretet e tyre. Ai kujton me dhimbje të ndjerin Lefter Lame, që i cili më von u bë edhe kryetar bashkie për qytetin e Çorovodës. Kujtesa shkon në vitet e largta e sjell sot të freskta kujtime edhe për shokët e tjerë siç janë: Myzafer Muka, Granit Muça, Luan Çollaku, por edhe presidentin Bujar Mehmet Nishani, të cilin e ka patur shokë klase në shkollën e lartë në Tiranë. Dhe vazhdon duke sjellë vlera kujtimesh edhe për shokët e punës Behar Fehimi, Nexhmi Vrenezi, Eqerem Metani, Robert Zoto, Kastriot Caka, Flamur Vela, etj.

Në vitin 1998 lë qytetin e Pogradecit e largohet për në Amerikë. Aty ka 16 vite që punon e jeton, por malli e tret atje për te fshati i vogël në zemër të tomorricës, për te Burranji me ujë të kulluar. Petriti është i martuar. Fëmijët studiojnë në shkolla të ndryshme disa e kanë mbaruar atë, të tjerët vazhdojnë studimet. Esmeralda Bako- farmaciste, Geri Bako (Gensville Florida, për doktor një universitet me emër), Semi Bako, vazhdon të mesmen me rezultate të larta, Sara në klasën e katërtë, Alisa është më e vogla e fëmijëve, sapo ka mbushur dhjetë muajshe.

Myzejeni, Gëzimi, Enveri e Petriti

Mbi të gjitha Petriti është një njeri që ruan në shpirtin e tij vlerat më të mira njerëzore. Mesazhet e këtij njeriu që ka kaluar nëpër dallgët oqeanike, janë plot guxim e dashuri edhe për njerëzit e tjerë, të cilët dashurinë për atdheun e ruajnë në damarë gjaku duke dhënë kontribute në dokumentimin e historisë, të kohës që jetojmë, por dhe të vlerave artistike e kulturore që janë thesaret e një kombi.

Portret nga Xhevahir Cirongu / Durrës, 12 tetor 2014.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm