Menu

Franko Kroqi inxhinieri që mposhti Ramiz Alinë në zgjedhjet e vitit 1991

User Rating:  / 1
PoorBest 

Franko Kroqi

Nga Albert Z. ZHOLI

Ai është lënë fare në harresë duke lenë në hije dhe një fakt shumë të rëndësishëm që në 31 Mars 1991, në zgjedhjet parlamentare, ka fituar përballë Presidneit të Republikës së asaj kohe Ramiz Alisë me rezultatin e bindshëm 62% kundrejt 34%. Kjo fitore e bujshme sot as që diskutohet nga shumë drejtues të PD-së, dhe pse ishte ajo fitore që përmbysi tabutë e kohës dhe hapi rrugën e demokracisë së vërtetë në Shqipëri, ku vota popullore, u mendua në mënyrën më perfekte. Ishte një votim që tregoi pjekurinë e popullit shqiptar, që tashmë kishte ikur koha e votimit si turmë, por si qytetar të lirë në një vend demokratik. Nqs ato ditë PD, këtë fitore e përdori si armë të fortë ndaj ish krerëve komunsit, ndërsa sot, këtë intelektual, e ka lënë në skutat e harresës pa ja përmendur emrin në asnjë rast takimesh, festash, zgjedhjesh, apo vlerësimesh.

Lindi më 31.10.1940, në Shkodër. U diplomoua ing. miniere më 28.12.1960, filloi punë dt. 31.01.1961 në minierën e bakrit Kurbnesh, sektor i ndermarrjes Rubik. Dy vitet e para punoi ing. sektori, dy vitet e dyta punoi në Kurbnesh, duke qenë zv/kryeinxhinier i ndërmarrjes, ku mbulonte dhe minierat Rubik e Kabash, si dhe më vonë, filloi punimet ne minieren e bakrit, Spaç.

Me 1 tetor 1964 miniera Kurbnesh u bë ndermarje në vehte, ku ai u emërua kryeinxhinier.

Gjatë vitit 1964, eksperimentoi për kushtet e Kurbneshit nje metodë të re shfrytëzimi, atë me shëmbje nënkati, që rriste rendimentin, ulte koston etj. Këtë metode e zbatoi me sukses në vitin 1965. Pas Kurbneshit kjo metodë shfrytëzimi u aplikua në shumë miniera të tjera bakri, në përputhje me kushtet teknike të sejcilës minierë.

Në prill të 1967 u xhirua dokumentari "Reportazh nga Kurbneshi", ku ishte prezent. Në shtator 1967, u xhirua filmit artistik "Plagë të vjetra", me shumë sekuenca nga miniera e Kurbneshit të cilën ai drejtonte.

Në shtator 1967, është transferuar në detyrën e kryeinxhinierit të ndërmarrjes në minierën e bakrit në Gjegjan të Kukësit, që ishte miniera më e madhe e bakrit në Shqipëri.

Në shkurt të vitit 1970 është transferuar në Ministri, ku punoi deri në vitin 1988, në detyrat e specialistit, kryespecialistit e të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Minierave.

Në vitin 1988 është transferuar në Institutin e Minierave për të bërë projektin e modernizimit të minjeres së Bulqizës, të cilin e përfundoi në mars të vitit 1989. E ka ripunuar këtë projekt bashkë me specialistat Gjerman të firmës "Shahtleben" në kuadër të bashkëpunimit tekniko shkencor me Gjermanine, dhe e ka përditësuar edhe në vitin 2006 në kushtet e mos zbatimit të këtij projekti dhe të ndërprerjes së punimeve abuzivisht nga firma koncesionare "Darfo".

Në maj 1992 është emëruar zv/ministër në ministrinë ku kishte punuar rreth 18 vjet. Nuk pranoi që te huajt të vleresonin asetet tona minerare (tërë industrinë minerare të kromit e vlerësonin 14 milion USD) si dhe që ata të vendosnin se cilës firmë të huaj i duheshin dhënë minierat tona. Nuk pranoi as kur e thirrën në Këshill të Ministrave dhe si rezultat e emëruan Ambasador në Zagreb (Kroaci) ku punoi 3 vjet (janar 1994 deri 29 dhjetor 1996).

Me 1 janar 1997 filloi punë në institutin e minierave dhe pas 9 muajsh u emërua krye/ing. në Korporaten Albbaker, ku punoi deri në vitin 2001. Më pas, punoi me firma private.

Për punën teknike e shkencore të bërë në miniera në nëntor 1978, i është dhënë për herë të parë çmim Republike i shkallë II për metodën e shfrytëzimit në minierën Kurbnesh e ate të Gjegjanit të Kukësit. Në vitin 1985 i është dhënë urdhër pune nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në nëntor 1998, i është dhënë perseri çmim Republike i shkallës II për studimin dhe projektin e minierës Bulqizë, zbatimi i të cilit u nderpre abuzivisht nga firma koncesionare "Darfo". Më 31 Mars 1991, në zgjedhjet parlamentare, ka fituar përballë Presidneit të Republikës së asaj kohe ramiz Alisë me rezultatin e bindshëm 62% kundrejt 32%. Kjo fitore u diskutua edhe në mediat botërore si një rezultat surprizë I një intelektuali të thjeshtë ndaj ish ushëheqësit komunist. Askush nuk e besonte që ën zonën ku ishte themeluar PKSH, pikërisht në kohën kur Alia ishte në psoitet më të larta drejtuese të shtetit shqiptar, një inxhinjer i thjeshtë i panjohur në Tiranë të fitointe bindsgëm. Më shumë se kushdo u habitën drejtuesit e PD dhe vetë Sali Berisha i cili i ishte shmangur përballjes me Ramiz Alinë. Të gjithë politikanët e asaj kohe fitoren e Ramiz Alisë në atë zonë dhe me atë intelektual të thjeshtë e quanin të padiskutueshme. Në këtë zonë historikisht votonte vetëm Enver Hoxha dhe më pas Ramiz Alia. Franko ndrroi jetë më 12 nentor 2013 dhe deri më tani asnjë nga liderët apo drejtuesit e PD në bazë nuk është kujtuar për këtë "Hero të heshtur" që tronditi politikën botërore duke fituar bindshëm ndaj ish udhëheqësit komunist që zëvëndësoi Enver Hoxhën.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm