Menu

Njeriu legjend: Mestan Ujaniku ndriçon si një yll nëpër histori

User Rating:  / 1
PoorBest 

(Përkujtimore me rastin e 67 vjetori të ndarjes nga jeta në mënyrë misterioze në burgun komunist, korrik 1948)

Nga Xhevahir Cirongu - Për njeriun legjend, për atë burrë me kockë të fortë si bardhësia e malit Tomorr, është shkruar e do të shkruhet edhe në të ardhmen. Jeta e këti njeriu, atdhetar e patriot, ka në vetvete të shkruar me fije ari nga lindja deri në vdekjen misterioze historinë e jetës së tij, duke ia falur atdheut e lirisë për t'i qëndruar kurorë si lule mali tomorri Shqipërisë për të cilën edhe luftoi.

Jeta dhe veprimtaria e këtij patrioti e luftëtari guximtar, figurë legjendare e Tomorricës e të gjithë Skraparit, me veprimtarinë shumëplanshe që ka zhvilluar për çlirimin e atdheut dhe veprimtaria e shkurtër pas çlirimit, ai plotësoi personalitetin e tij me kontribute e vlera kombëtare në dobi të kombit tonë.

Mestan Ujaniku ka lindur më 7 janar 1902 në fshatin Ujanik, dhe largohet nga jeta në mënyrë misterioze më 11 korrik të vitit 1948, në moshën 46 vjeçar në burgun e Tiranës.

Aktiviteti luftarak është mjaft i gjerë sipas etapave e rrjedhave historike në gjysmën e parë të shekullit të XX- të. Më 14 mars të vitit 1942 në Kulmak të fshatit Ujanik, rrëzë malit Tomorr, u krijua Çeta Plakë e Skraparit, një nga formacionet e para partizane jo vetëm në Skrapar, por në gjithë Shqipërinë, e dyta pas asaj të Pezës. Kjo shënoj ngjarjen më të rëndësishme të LANÇ. Komandant i çetës u zgjodh Mestan Ujaniku me komisar Gjin Marku, një djalë trim e i zgjuar nga Mirdita.

Shoqata Atdhetare e Kulturore Tomorri (dega Durrës) më 31 mars 2015 organizoi një aktivitet përkujtimor në nderim të kësaj figure me rëndësi e si udhëheqës i Luftës Nacionalçlirimtare. Odaoni i sallës ''N. Xhoja'' të Pallatit Kulturës ''A. Moisiu'', ishte mbushur plotë me njerëz të grupmoshave të ndryshme jo vetëm nga Skrapari, por edhe nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë. Pjesëmarrësit e këtij takimi i përshëndeti kryetari i Shoqatës z. Hajri Nuhu. Me këtë rast u përurua libri me titull ''Mestan Ujaniku, legjenda e maleve të Skraparit ''Monografi'' të autorit Dule Kalemi. Nga aktori Ilir Porodani u recituan poezi, të cilat ishin krijuar nga autorë të ndryshëm për Komandant Mestan Ujaniku.

Meqënse, Mestan Ujaniku nuk ka një varr për t'i çuar një tufë lule, ai u ''ringjall'' pikërisht më 31 mars 2015, me bustin që u zbulua në sallë para qindra pjesmarrsëve të aktivitetit duke duartrokitur edhe në shenjë respekti u çuan në këmbë për t'i thënë ''mirseardhjen'' yllit të pashuar që ndriçon nëpër historinë e popullit shqiptar.. Në atmosferën e këtij entuziazmi e mori fjalën edhe skluptori Elbasanas z. Vladimir Caridha. Midis të tjerave ai tha se ''sot kapedanin e maleve të skraparit dhe i gjithë Shqipërisë, Mestan Ujaniku pas 67 vitesh të lënë në harresë nga regjimi komunist, e kemi këtu para syve tanë në këtë sallë e bashkëbisedojmë ne me atë, dhe ai me ne!''. Me këtë rast përkujtimore u shfaq edhe filmi dokumentar kushtuar figurës dhe veprimtarisë jetësore atdhetare Mestan Musabelli (Ujaniku) me regji Zylyftar Hoxha e operator Agim Blloshmi.

Nga foltorja e aktiviteti përkujtimor, e mori fjalën edhe Nuri Musabelli, djali i Mestanit, i cili falnderioj Shoqatën Tomorri në Durrës dhe gjithë ata pjesëmarrës që sollën kujimet e tyre si në libër, por edhe në përgatitjen e filmit dokumentar, të cilët ngrjnë lart emrin dhe veprën e Mestan Ujaniku.

Kur e pyetëm për emrin Kujtim Musabelli, i biri I Xhemalit dhe nip i Mestanit, ai na u përgjegj duke na thënë se emrin unë e trashëgoj nga Mestani. Dhe vazhdon të na tregojë:'' Ishte viti 1947 kur atëherë linda unë. Mestani qe arrestuar dhe ishte në burgun e Tiranës. Kur shkuan për ta parë në burg Mestanin , i thanë se na lindi djalë dhe emrin ja thirrëm Kudret. Mestani u mendua pak, uroj me jetë të gjatë për djalin e lindur dhe u tha: ''Meqënse jam në burg, e jeta ime nuk dihet, dua që djalit të sapolindur t'ja vini emrin Kujtim!''. Ashtu u bë, - emri im ngeli Kujtim, na thotë Kujtim Musabelli, i biri i Xhemalit.

Me të vërtet pas 67 vitesh Kujtimi investon për të përkujtuar legjendarin e maleve të Skraparit, njeriun që ndriçon si yll i mëngjesit me veprën e tj nëpër dallgët e historisë sonë. Pikërisht, ishte Çeta heroike me komandant Mestanin që me flamurin e kuq hyn triumfalisht në Çorovodën e çliruar e gjithë Skraparin më 5 shtator 1942.

Gazeta ''Zëri i popullit'' nr. 3-4/ 1942. Fq. 16, shkruante: ''Shpartallimi i milicisë në Mëlovë dhe çlirimi i qytetit të Çorovadës e krejt Skraparit më 5 shtator 1942, janë kurorëzim I një epopeje të shkruara me gjak prej kësaj çete heroike. Çlirimi i Skraparit, krahinë prej 100 fshatrash në zemër të Jugut të vendit, i paraprin frymës bashkuese të Konferencës të Pezës''.

Në vitet e komunizmit për jetën e veprimtarinën e Mestan Ujanikut, është folur pak dhe kjo figurë e rëndësishme e LANÇ është lënë qëllimisht në hijen e harresës historike, sepse ai kundërshtoi reformat që po ndërrmerrte qeveria e asaj kohe. Në vitet e para pas çlirimit nderohet me disa tituj si : Letër Lavdërimi e merr nga Kongresi i Madh i IV – të i Bektashinjëve më 5 Maj 1945.

Ndërsa Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar z. Major Mestan Ujaniku Dekorohet me urdhrin e Yllit Partizan grada e I- rë. 23 nëntor 1945. Dhe po këtë vit përsëri Dekorohet me urdhërin e Yllit Partzan Grada e II- të me këtë motivacion që vijon: ''I pajisur me cilësi të veçanta ushtarake e Politike, është shquar për udhëheqje të guximëshme dhe plot sukses të repatreve që komandonte, në luftë kundra okupatorit dhe tradhëtarëve për çlirimit të Atdheut dhe të Popullit Shqiptar''.

Sekrtetari: Kryetari i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar

(Koço Tashko) (Dr. Omer Nishani)

Gjithashtu Dekorohet edhe me ''Medaljen e Kujtimit 1942- 43''.

Me ardhjen e demokracisë mbas viteve të '90 –ës në Shqipëri, bëhen rivlersime të figurave historike që kanë kontribuar për lirinë e atdheun. I tillë ishte edhe vlerësimi i figurës të Mestan Musabelli (Ujaniku) nga Skrapari dhe i gjithë Shqipërisë. Ish Presidenti i Republikës, Sali Berisha i jep Medaljen ''Martiri i Demokracisë'' më 10.11 1995.

Ndërsa ish Presidenti i Repuplikës Rexhep Meidani e Dekoron me Urdhrin ''Shqiponja e Artë'', në 60 – vjetorin e krijimit të saj me motivacionin:

''Çetë luftarake e orëve të para, me komandant Mestan Ujanikun, që shkroi me gjak faqe herizmi në luftë kundër fashizmit dhe më 5 shtator 1942 çliroi Skraparin, krahina e parë e lirë në Shqipëri dhe Evropë'' Tiranë, 10 shkurt 2002.

Po në këtë vit me vendim nr. 27 datë 19. 06. 2002 Këshilli i Qarkut Berat i jep titullin: Qytetar Nderi'' z Mestan Ujaniku (Mas vdekjes) me këtë motivacion:

''Organizator dhe komandant i të parës çetë partizane në Skrapar. Për kontribut të shquar në Luftën Antifashiste Nacionaçlirimtare''.

Mestan Musabelli (Ujaniku) bir i Tomorricës dhe Skraparit, ishte dhe mbetet një figurë që do ndiçojë si një yll në historinë e popullit shqiptar.

Durrës, 21 mars 2015.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm