Menu

Portrete mjekësh të cilët u gëdhendën nëpër kohë...!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Pamje e qytetit Poliçan

(Kujtime e fakte sjallin Dake Tusha e Bardhi Xhamallati për mjekët Vrenoz Kuçi, Isuf Guri e Pëllumb Dollani që iu shërbyen me devotshmëri qytetarëve të qytetit Poliçan)

Nga Xhevahir Cirongu - Fillimet e viteve'60 sollën ndryshime të mëdha për vendin tonë. Ndërprerja e marrdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik dhe traktatin e Varshavës të asaj kohe; bënë që udhëheqja e qeveria komuniste shqiptare të ndërrmernin masa të forta e të shpejta në mbrojtjen e vendit. Në këto kushte, u projektuan, u ndërtuan e u shfrytëzuan disa uzina ushtarake, të cilat do të shërbenin për prodhimin e armatimeve e municioneve luftarake. Një nga këto uzina ishte edhe ajo e qytetit Poliçan; e ndërtuar rrëzë malit tomorr në një vend strategjik për prodhimin e municioneve e armatimeve për mbrojtjen e vendit nga ndonjë agresion i mundshëm i jashtëm. Në këtë vit lindi bashkë me uzinën edhe qyteti më i ri i shqipërisë, Poliçani. Aty erdhën specialist të mirëfilltë të specialiteteve të ndryshme, por edhe puntorë nga e gjithë shqipëria. Gjiganti ushtarak merr udhën e jetës për pak kohë, rritej edhe numri i punëtorëve e i popullatës të vetë qytetit. Shumë punë e sakrifica u derdh për të ardhur deri aty, ku qyteti mori pamjen e tij si qytet indrustial i prodhimeve të armatimeve.Kjtime e fakte nga qyteti i Poliçanit janë të shumta, por në këtë shkrim do sjellim punën e mrekullueshme të tre mjekëve që lanë gjurmë në shërbim ndaj qytetarëve e punëtorëve të uzinës së Poliçanit. Jetën e tyre ata e lidhën me jetën e shëndetin e qytetarëve, ndaj nderohen e respektohen edhe sot mbas kaq vitesh. Ne inervistuam për këtë qëllim Dake Tushën e Bardhi Xhamallati, të cilët kanë lën prej disa vitesh qytetin e Poliçanit e sot banojnë në qytetin bregdetar të Durrësit.

- Si e keni njohur dr. Vrenoz Riza Kuçi?

Dake Tusha na përgjigjet dhe jep vlersimet e tija duke u shprehur: "Dr. Vrenozi lindi më 1940,.... U rrit në qytetin e Beratit. Aty mbaron shkollën shtatvjeçare me rezultate të mira. Vazhdoj Teknikumin për Mjekësi në Tiranë. Më von u dipllomua për mjek i përgjithshëm në vitin 1966. Emërohet si mjek në qytetin e Beratit. Mbaron stazhin disa muajor po në spitalin e Beratit, ku u njohë me mjek shumë të mirë të asaj kohe, emrohet mjek i përgjithshëm në Vërtop. Më 1967 ai vjen me punë si mjek i përgjithshëm për t'iu shërbyer qytetarëve të Poliçanit. Nevoja për mjek ishte e madhe, sepse kuadrot ishin të paktë edhe në sektorin e mjekësisë. Por dr. Vrenozi, si mjek i ri dhe i vetëm në atë kohë në qytetin e Poliçanit; i duhej të përballej e shumë probleme jo vetëm si mjek i përgjithshëm, por edhe në organizimin e shërbimit shëndetësor në qytetin që vazhdonte të rritej me shpejtësi që shtriej në tre lagje: Mbrakull, Qendër, Pronovik. Por, shërbimi mjekësor u shtri edhe në ambjendet e brendshme të uzinës, sepse duhej në raste emergjence për tu ardhur në ndihmë puntorëve në rast rrëziku apo shërbime të tjera shëndetësore etj.

- Cilat rreziqe mund të kanosnin jetën e puntorëve?! Si iu përgjigjej dr. Vrenozi këtyre rrëziqeve në shërbim të puntorëve?

Në përgjigjen e tij Dake Tusha na thotë se: ''Fillimi i prodhimeve të municioneve dhe rritja e tyre me shpejtësi, sollën edhe shtimin e shpejtë të fuqisë puntore; por e rritjen e shqetësimeve në rritjen e gadishmërisë potenciale, sepse mund të kishte rrezigje me pasoja të rënda për jetën e puntorëve. Vet proçesi i punës ishte i ndërlikuar, sepse aty kishte artikuj shpërthyes. Për këtë qëllim, brenda objektit të uzinës u ngrit qëndra shëndetsore me një mjek mikro kirurg. Vrenozi si përgjegjës i shërbimit shëndetësor i organizoi e drejtoj me përkushtim në përputhje me kushtet e kohës.

- Si i kishte marrdhëniet me kolegët e tij të punës dr. Vrenozi?

Kësaj pyetje Dake Tusha e Bardhi Xhamallati na e përshkruan kështu: ''Dr. Vrenozi, kur erdhi mjek në qytetin e Poliçanit në vitin 1967, e gjeti të ngritur qendrën shëndetësore. Ishte një ndërtesë e thjeshtë dy katshe. Në katin e parë të saj vendosën ambulancën e vizitave e të mjekimeve, por e një farmaci e cila u hap për herë të parë në këtë qytet të ri. Ndërsa në katin e dytë u vendos shtëpia e lindjes me 5-6 shtretër. Në vitin 1969 u rrit numri i shtretërve i cili shkoi 15 vende. Qyteti i ri me familje krejtësisht të reja, edhe lindjet ishin gjithnjë në rritje. Kështu, sipas evidencave të kohës në vitin 1971 lindën 278 fëmijë, më 1976 shifra e linjeve shkoi 216 fëmijë, në vitin 1980 lindën 297 fëmijë, në 1985, përkatsisht 274 fëmijë etj. Lindjet në qytetin e Poliçanit ishin më mëdhatë se të qytetit Çorovodë. Ky fakt bëri që në Poliçan të emërohej edhe një mjeke opsteri-gjinekologe dr. Safigjeta Lamçe, një nënë e mjeke me shpirt të madhe që u shërbeu nënave e fëmijëve të Poliçanit. Megjithëse punoni në kushte të vështira, dr. Vrenozi me kolektivin e tij, ditën ti thoshin ''Ndal'' sëmundjeve të pacienteve! Ata ishin ditë e natë në shërbim të njerëzve, u shërbenin me kulturë njerëzve dhe me dije shkencore mjeksore gjithë pacienteve. Si rezultat i rritjes së banorëve të qytetit, në vitin 1972 u vu në shfrytëzim për shërbim ndaj qytetarëve spitali i ri me drejtor dr. Vrenoz Kuçi. Në krah të Vrenozit ishte edhe dr. Isuf Guri që i kishte hequr një pjesë të ngarkesës së punës në shërbim të qytetarëve të atij qyteti. Të dy këta doktorë kanë mbajtur peshën kryesore ndaj shërbimit mjekësor të qytetarëve në përgjithësi e në veçanti të pacientëve me sëmundje kronke.

- Kronikë nëpër kohë...!

Ç'mund të na thoni z. Dake nga kronikat e kovëve të shkuar për punën që bënin mjekët në përgjithësi ndaj shërbimit mjekësor të qytetarëve, e në veçanti të dr. Vrenozit?

Ato janë të shumta në kujtimet e mija. Por unë do theksoj në këtë inervistën tuaj ato kujtime të bukura që kanë lënë doktorët tanë kudo në Shqipëri e në veçanti dr. Vrenozi në qytetin e Poliçanit. Ishte fund i vitit 1969 dhe fillimi i vitit 1970. Një epidemi e rëndë u shfaq në Shqipëri me emërtimin Hong-Kong. Një sëmundje gripale që përfshiu gjithë shtresat e popullit. Duheshin medikamente, por më shumë duhej përkushtim njerëzor e profesional. Situata sa vinte e vështirësohej edhe në qytetin e poliçanit e rrethinat e tij. Mjekët ishin të paktë në numër. Gripi kishte pllakosur ngado; në shkolla, sektorët e punës, çerdhe, kopshte fëmijësh, deri në çdo familje. Në qendrën abulante të qytetit kishte dyndaj të madhe pacientësh të grupmoshave të ndryshme. Dr. Vrenozi me ekipin e tj gjendej i gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve. Për tu ardhur në ndihmë, nga Çorovoda vinin herë pas here mjek, ngaqë gripi ishte tepër masiv deri në sektorët e puntorëve të uzinës. Dr, Vrenozi ishte gjithmonë i pari te qytetari për ti shërbyer atj. Kjo situat u finalizua me rezultat të shkëlqyer, ku s'pati asnjë vdekje!

-Unë e bashkëmoshatarët e mi kujtojmë ato vite përkushtimi e akt heroik që bënin mjekët tanë, na thotë Dake Tusha. Akti heroik quhet kur një person hidhet me trup mbi mitroloz si Met Hasa, por edhe akti i dy mjekëve dr. Vrenoz Kuç e Isuf Guri do ta quaja një hakt përsëri heroik, sepse mbrojtën me proefonin e tyre si mjek shëndetin e qytetarëve. Faktet janë të shumta, por ne sollëm këtë episod të kohës që ka kaluar, dhe përkushtimin e mjekëve ndaj shëndetit të popullit të cilët iu kushtuan gjithë jetën e tyre. Nadaj edhe sot këzojnë respektin e të gjithëve. Dr Vrenoz Kuçi, përveç detyrës si mjek është marrë edhe me detyra shoqërore. Për tetë vite drejtoj punën e mjekëve të spitalit. Puna e përkushtimi ndaj shërbimit qytetar si mjek, emri i dr. Vrenozit ka mbetur si një monoment në memorien e çdo qytetar në qytetin e Poliçanit. Për 4 vjet ka qënë zv, Kryetar i Frontit Demokratik të Rrethit. Në vitin 2000 – 2003 zgjidhet zv. President i Këshillit rajonal të ''Urdhrit të mjekut'' për Qarkun Berat. Në vitin 1986 dekurohet me medaljen ''Për shërbim ndaj popullit''. Ndërsa në vitin 2002 Këshilli Bashkiak i bashkisë Poliçan i ka dhënë titullin ''Qytetar nderi'', një titull i lartë e i merituar për këtë njeri shembullor e mjek i përkushtuar me shërbimin ndaj popullit.

Isuf Guri, mjeku që i tha kohës ndal!

Në fund të vitit 1969 në Poliçan emërohet dr. Isuf Guri, i cili kishte mbaruar shkollën e mesme mjekësore. Për 4 vjet kishte punuar si ndihmës mjek në Tiranë. Më pas vazhdon Fakultetin e Mjekësisë dhe diplomohet mjek i përgjithshëm. Spitali Poliçan kishte nevojë për specialist të profesioneve të ndryshme mjekësore. Si rrjedhojë e kësaj, në spital emërohet si kirurg e radiolog edhe mjeku Isuf Guri. Ai kryen edhe dy specializime 6 muajore në Tiranë e Berat. Filloi punën si mjek në uzinë. Në vitin 1972 u vu në punë qëndra shëndetësore e uzinës për të qenë shërbimi shëndetësor sa më afër puntorëve. Dr. Isuf Guri emërohet përgjegjës i kësaj qendre, i cili mbulonte mjekimet mikrokirurgjikale.

- Çfar përshtypjesh mund të na thoni për dr. Isuf Gurin?

Isufi punj gjatë në uzinë, na thotë Bardhi Xhamallati. Ai gjithmonë ishte në krye të detyrës, një njeri që se bënte kurrë fjalën dysh, gjithmon e gjeje te pacienti duke i shërbyer atij. Ai diti të përballonte me përkushtim e profesionalizëm si mjek çdo vështirësi të kohës kur shërbeu si mjek. Kemi shumë për të thënë për këtë njeri e mjek. Puna e tij ka lënë gjurmët e veta nëpër kohë, ndaj edhe kohës ai i tha ndal! Përveç vizitave dhe mjekimeve Isufi njohu edhe vendet e punës së uzinës që ishin shumë të vështira. Ai kërkonte masa të rrepta në ruajtjen e shëndetit të punëtorëve.

- Në cilët sektorë kërkonte disiplinën e rreptë shëndetësore?

Bardhi Xhamallati na shprehet plot entuziazëm dhe vazhdon rrëfimin etj....!

Ato ishin të shumta, por te sektori i kimikateve, pra te baruti, ai kujdesohej për këta katigori puntorësh, që kontrolli shëndetësor të bëhej një herë në vit vizitat e thelluara në spitalin ushtarak në Tiranë. Përveç punës në uzinë si mjek i përgjithshëm e si mikrokirurg, ai kryente edhe shërbimin e radiologut në spital, mbulonte mjekimet e pacienteve të shtruar në spitalin e Poliçanit, shërbete në ambulancën e qytetit, u shërbente pacientëve në familje e gjithë kush kishte nevojën e shërbimit mjekësor për gjithë qytetarët. Ai se njihnte orarin e punës, e gjeje në çdo kohë në shërbim të qytearit. Kishte lidhje të forta me njerëzit, i respektonte, ndaj edhe e respektonin. Pra, qysh me krijimin e qëndrës shëndetësore deri më fund të viteve 1980. Në kohën kur Vrenozi shkoi me detyrën mjek në uzinë, Isuf Guri kreu detyrën e drejtorit të spitalit, dhe me largimin e Vrenozit nga uzina u kthye prap mjek po në uzinë. Dr. Vrenozi ka lënë gjurmë të mira te banorët e Poliçanit si njeri e si mjek shëmbullor, - na thonë Dake Tusha e Bardhi Xhamallati.

- Po sot ku banon dr. Isuf Guri!?

Ah, sa për këtë pyetje, na ngacmova plagët e shpirtit, na përgjigjet Bardhi Xhamallati. Edhe ai la qytetin e Poliçanit e sot banon në Tiranë. Takohemi shpesh në Tiranë e Durrës, por sot zemrën e kemi atje në qytetin rrëzë tomorrit, në Poliçn. Lidhjet me njerëzit e qytetin e Poliçanit Isuf Guri e gjithë ne të largurit si kemi shkëputur. Dr. Isufi ka punuar 40 vjet rresht në atë qytet të vogël, por të bukur nën këmbët e lumit Osum. Për këto sa thamë e shkrove more djalë për dr. Isuf Guri; edhe Këshilli Bashkiak i qytetit Poliçan e ka vlerësuar me titullin e lartë ''Qytetar nderi'', një vlerësim të cilin e ka fituar me punë e përkushtim, respekt qytetarie.

Fjalë pak e punë shumë dr. Pëllumb Dollani!

Si mjek i përgjithshëm dr. Pëllumb Dollani diplomohet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, viti 1973. Më pas, ai vazhdoj specializimin 2 vjeçar për pediatër. Spitali i qytetit Poliçan kishte shumë nevojë për një doktor të specializua për pediatër, sepse numri i fëmijëve rritej nga viti në vit, ngaqë lindjet ishin të kënaqëshme në këtë qytet të ri, me banorë të rinj. Vetëm në vitin 1979 numri i fëmijëve të lindur arriti në shifrën rekord me 278 lindje. Si rezultat i lindjeve të reja numerike të fëmijëve, lindi nevoja e hapjeve të çerdheve e kopshteve në këtë qytet. Para kësaj, në këtë zonë, ishte shqetësuese vdekshmëria e foshnjeve, dhe shifra kalonte mbi mesataren e rrethit.

- Ç'mund të na thoni për dr. Pëllumb Dollanin?

Kësaj pyetje iu përgjgjën me dashamirësi Dake Tusha e Bardhi Xhamallati dhe shtojnë se:
-Me emërimin e dr. Pëllumb Dollani si pedatër në spitalin e Poliçanit gjendja ndryshoj si me thikë, siç thotë një shprehjeje e urtë e popullit. Puna filoi me themel që ngangritja e konsultorit të nënës e fëmijës, në spital, në lagjet e qytetit e deri në qëndrën e ambulancës të uzinës. Kjo u bë brenda një kohe të shkurtër dhe dha rezultatet e saj nën organizimin e dr. Pediatër Pëllumb Dollani. Dr. Pëllumbi ishte fare i ri në atë kohë, por me vullnet e dashuri për profesionin si mjek, ai fitoi reputacionin e njerëzve ku shërbeu për gjithë jetën me aq përkushtim. Kjo i jepte krahët si pëllumbat në fluturim, sepse ishte në mbrojtje të jetës së foshnjëve të fëmijëve. Ai bënte konsula në çdo ambulancë të përkujdesit të nënës e fëmijës; fjalën e kishte të ngrohtë e dinte të komunikonte me njerëzit në përgjithësi e me pacintët në veçanti. Me vendosjen e specialistit pediatër të dr. Pëllumb Dollani, ndikoj edhe në lehtësimin e shërbimeve të jera te pacientët e tjerë, sepse kështu do operosh më mirë vizitat e shërbimit për te pacientët nga dr. Vrenozi e Isuf Guri.

- Sa ishte numri i banorëve të qytetit në atë kohë?

Bëre mirë që na u drejtove me këtë pyetje, na thotë Dake Tusha e Bardhi Xhamallati. Si të themi, pak si e çuditshme, por e vërtet për këtë qytet të ri industrial: numri i banorëve arriti në 10 mijë banorë! Është pak si e çuditshme kur flit sot për këta njerës të punës, por edhe si mjek, dr. Pëllumbi edhe kur u vendos drejtor i spitalit të qytetit, nuk hoqi dorë nga vizitat e fëmijëve, por e gjeje aty atë, te konsultori i vizitave të fëmijëve.

- Po me punë shkencore a merrej dr. Pëllumbi?!

Sigurisht që po. Në vitin 1976 ka referuar me temën ''Distrofija në qytetin e Poliçanit dhe influenca e saj në vdekshmërinë e fëmijëve'' Ndërsa në vitin 1986 referoj me temën ''Epilepsija në fëmijët e qytetit të Poliçanit, të dhëna epidmiologjike''. Fatkeqsisht një sëmundje e rëndë i pret në besë punën shkencore mjekut dr. Pëllumb Dollanit, duke i marrë edhe jetën në moshë fare të re. Edhe gurët e qanë atë ditë mjekun e talentuar Pëllumb Dollani!? Këshilli Bashkiak i qytetit Poliçan i jep titullin ''Qytetar nderi i Poliçanit'' edhe dr. Pëllumb Dollani.

Njerëz të tillë do nderohen në breza, sepse këta mjekë portretin e tyre e gëdhendën me punën e tyre nëpër kohë, e koha do i kujtojë gjithmonë!

Durrës, 25 / 03 / 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm