Menu

Ulliri dhe "magjia" e tij vlersuese nga njerëzimi nëpër shekuj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Është me të vërtet një pemë ''magjike'', por edhe mitike për nga vet vlerat që ka kjo pemë mesdhetare. Kur ne si qënie njerëzore përmendim emrin ''Ulli'', na reflektohet automatikisht ai rrezatim i ngrohtë në gjithë pjesët e trupit tonë. Në rruzullin tokësor gjenden larmi pemësh e barishtesh të llojeve të ndryshme, ku njeriu i do e i vlerëson ato për nga vlerat e tyre jetëdhënse ushqimore në dobi të shëndetit të njerëzve. Megjithatë, si pemën e ullirit nuk i vendos ato epitete aq domethënse saqë atë e quan ''Pema magjike'', Pema mitike', ''Pema e dashurisë'', ''Pema e ripërtëritjes së jetës'', apo edhe të tjera emërtime vlerësuese nga vetë njeriu qysh nga lashtësia deri në ditët e sotme. Zanafilla e kësaj peme të veçantë është shumë lashtë. Po t'u referohemi librave të shenjtë, emrin e pemës së ullirit e gjejmë të shkruar edhe aty si një nga pemët e bekuar nga vetë Zoti, të zbritur nga qielli para lindjes së njerëzimit me qëllimin e vetëm: Ti shërbejë njerëzve për nga vlerat e tij ushqyese dhe ripërtëritjes së Jetës! Kjo vërtetohet katërciprisht, që nga lashtësia e deri më sot në mënyrë të shpjegueshme shkencore për nga vlerat ushqyese e kurative në dobi të shëndetit të njerëzve në gjithë globin tonë. Fruti i pemës së ullirit është krejt i veçantë nga gjithë frutet e pemëve të tjera. Prandaj nga vetë njeriu është cilësuar si fruti i pemës ''magjike'', ngaqë vetitë e cilësitë e vlerave ushqyese të tij, i cili ka plot mistere në vetvete e që e bëjnë të dallueshme nga pemët frutore që rriten në rruzullin tonë tokësor. Cilësia e përmbajtja e vlerave ushqyese për njeriun që mbartin frutet e kësaj peme, janë i një shije të rrallë krejtësisht e fuqiplot mesdhetare. Pema e ullirit gjendet edhe në shqipëri, sepse vendi i shqiponjave siç e kanë cilësuar edhe stuidues të ndryshëm nga vendet e tjera, Shqipëria është një vend i vogël mesdhetar, por një vend e popull me vlera të mëdha, i bekuar nga vet Zoti, i cili i ka dhënë shumë vlera në shumë fusha popujve e kombeve në botë. Pikërisht, pema e ullirit edhe në Shqipëri si vend mesdhetar dhe që është kërthiza e pellgut të mesdhut, ka peizazhin e saj natyror që ka mbizotruar nëpër shekuj deri në ditët e sotme nga kjo pemë frutore dhe e shenjtëruar. Ka shumë legjenda, ka shumë gojdhëna ndaj vlerësimit që i kushtohet pemës së ullirit edhe në shqipëri. Këto legjenda apo gojdhëna vijnë si të gjalla nëpër kozmosin e brezave të shekujve deri në ditët e sotme. Kjo tregon se pema e ullirit ka veçorit e tij karakteristike deri në vlerat ushqyese e kurative për njerzit, ndaj edhe i thonë pema ''magjike'' apo ''pema e dashurisë përtëritëse'' së jetës sonë. Për këtë, faktet janë kokfortë e na flasin qartë duke na e sintetizuar me simbolin e paqes, të jetës e pjellorisë. Treguesi më i mirë qëndron tek fakti kuptimplot që nga shekujt 15-16, ku vetë Gjergj Kastrioti, siç na tregojnë historianët ai ishte një adhurues i pemës së ullirit, ja dinte mirë vlerat ushqyese e kurative ullirit, sa kokrrat i përdorte për të shuar etjen e ushtarëve, vajin në shërimin i disa sëmundjeve, dhe luftonte keqbërsit të cilët donin që të shkatërronin platacionet e mbjella me ullinj. Kjo tregon se shqiptarët kanë qenë të lidhur fort me pemën e ullirit qysh me lindjen e vetë njerëzimit në tokë. Simbolet me degën e ullirit e ka zanafillën e saj qysh nga koha pellazgjike, ndaj edhe gjuha shqipe është më e vjetra nga gjithë gjuhët e tjera (të kombeve tjera) madje ajo është ''nëna'' e gjithë gjuhëve që fliten sot nga popujt e botës. Shqiptarët e gjuha shqipe kanë edhe si simbol shprehjen në lidhje me pemën e ullirit kur thonë se '' E flet bukur shqipen si vaj ulliri!''. Gjergj Kastrioti vendosi edhe një ligj aq domethënës, kuptimplot e vlerësues për ta konkretizuar e përjetësuar më tej ndaj përkujdesjes e dashurisë adhuruese ndaj pemës mesdhetare të ullirit, i cili rritej e njihej për shumë shekuj nga shqiptarët si pema e dhuruar nga vetë Zoti! Kush ishte ky ligj, do pyesi dikush sot pas kaq shekuj!? Ligji i vendosur e detyronte çiftin e ri që para se të merrte bekimin për martesë duhet të mbillte 10 rrënjë ullinj. Antikiteti i ullinjëve në Shqipëri është mëse evident. Pema e ullirit ka një shtrirje të gjerë nga Çamëria, Himara, Saranda, Vlora, Fieri, Berati, Lushnja, Kavaja, Durrësi, Elbasani e Peqini, Rrogozhina, Tirana, Lezha, Kruja, Ulqini, etj. Egzemplarët e gjetur në zonën e Tiranës si në Petrelë, Lanabregas, Tufinë, Prezë , Brar, e Tujan, na tregojnë lashtësinë e ullinjëve shqiptarë, të cilët kanë një perimetër deri në 30 metra dhe vlerësohen të kenë moshë gati 3000 vjeçare.

Pema shekullore e ullirit në zonën e Petrelës - Tiranë

"Po, ullinjtë e Tiranës janë aq të vjetër", konfirmon profesor Hairi Ismaili, i cili i ka kushtuar gjithë jetën e tij akademike studimit të ullinjve të Shqipërisë, dhe në veçanti atyre të Tiranës. Kryeqyteti jonë kultivon rreth 600 mijë pemë ulliri disa mijëvjeçare të varietetit "I Bardhi Tiranës", për të cilën Ismaili betohet për historinë e tyre të pasur dhe cilësinë e lartë të vajit që prodhojnë......

E në fakt, kush mund ta kishte imagjinuar se ajo pema e vjetër e ullirit në Tujan, nën hijen e të cilit jeni ulur sa e sa herë për ndonjë piknik me familjen të ishte kaq e vjetër; duke u bërë dëshmitare e lindjeve dhe rënieve të perandorive duke i rezistuar gjatë kohës e duke na dhënë akoma fruta edhe pas 3000 vjetësh''.

Vaji i ullirit duke patur ato vlera aq unike ushqimore në dobi të shëndetit të njerëzve; edhe nga shqiptarët është përdorur në shekuj tek gjellët apo në sallatat e ndryshme për konsum në tryezë. Nëpër sallatat e ndryshme deri në pjatat e baltës, hidhej kokrrat e ullirit të bardhë që shërbente si ushqim e zbukurim i larmisë së produkteve të tjera në konsum ushqimi e që jepte shije të veçantë gjatë konsumit në ngrënie. Kjo traditë e ardhur nga shekujt, vazhdon edhe sot nga shqiptarët në shqipëri. Edhe nga studiues të huaj pema e ullirit merr vlerësimet e duhura, saqë në librin e tij'' "Të pafajshëm në dhe të huaj" Mark Tuein e cilëson pemën e ullirit si "miku i shpejtë i një toke pa vlerë". Që në fakt është e vërtetë, duke qenë se pema e ullirit nuk pyet për thatësirën e nxehtësinë, duke prodhuar shekull pas shekulli. Po të vëzhgojmë me kujdes se ku është mbjellë pema e ullirit, menjëherë të bën përshtypje dhe është evidente, se kjo pemë magjike për nga vlerat ushqyese është mbjellë e mbillet në toka joproduktive, pra në toka të varfra (në toka të bardha) e të thata. Kjo është evidente dhe e prekshme edhe në Shqipëri. Në këtë këndvështrim, Shqipëria si vend mesdhetar në Evropë e vend i vetëm në Evropën Qëndrore-Lindore, i ka kushtet klimatike e gjeografike të faforshme për rritjen e kultivimin e ullirit; madje të një cilësie ekstra të nxjerrjes e përpunimit të vajit për konsum e në tregjet Evropiane. Po t'u referohemi statistikave të ndryshme, aktualisht në Shqipëri ka 60 mijë hektarë ullinj dhe 10 milion pemë ulliri.

Elementët përbërës të mullirit nga ku nxirret vaj ulliri. Mënyra artizanale e trashëguar qysh nga shkujt deri në ditët e sotme në fshatin Zigulare të Kavajës. Foto: Kadri Berberi, Maj 2017

Në vendin e shqiponjave kulivohen disa lloj ulliri. Por vetën 6 prej tyre janë më të përhapur dhe më të vlerësuar në kultivimin e tyre si: ''Kalinjoti'', ''Krypsi i Beratit'', ''Bardhi i Tiranës'', ''Krypsi i Elbasanit'', ''Mixan'', dhe ''Himara'', të cilët zënë 85 përqind të prodhimit në vend me cilësi të lartë e shije klasike vlerash ushqyese. Po t'u referohemi fakteve shifërore, pema e ullirit në Shqipëri zë rreth 8 % të sipërfaqes së tokës së punueshme e mbjellë nga kjo pemë frutore.

Në vitin 1996 rifilloi eksporti i vajit të ullirit edhe në vendet fqinje, si një vaj i cilësie të veçant, pasi fabrika e përpunimit të vajit u çertifikua. Vaji i ullirit shqiptar duke qënë unikal në llojin e vet, mikloi Zotat Ilirë në sofrat me shijen karakteristike e vlera të lartë ushquese, por edhe me një gjelbërim kurore përgjatë gjithë stinëve të vitit, merr fjalën kuptimplote Made in Albania. Prandaj themi, që pema e ullirit si një pemë legjendare nga ku nxirret vaj prej frutit të tij, e ka shoqëruar për rreth 8000 mijë vite historinë e njerëzimit. Ulliri është bimë – pemë mesdhetare e cila kultivohet në Lindjen e Mesme, por më von feniksit e shpërndanë kultivimin e tij në gjithë brigjet e Mesdheut, duke filluar nga Afrika e deri në Evropën e Jugut.

Me rritjen e prodhimit lindi edhe nevoja për ta përpunuar ullirin. Romakët arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit. Por, ndërkohë që kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, romakët ndoqën një tjetër teknikë. Ata provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar ullirin, pemën e shenjtë për ta.

Mulliri ku bluhen kokrrat e ullirit

Qysh nga lashtësia e deri më sot vijnë të gjalla faktet e mënyrës së përpunimit të nxjerrjes së vajit nga frutet e pemës së ullirit edhe në Shqipëri. Shqiptarët kanë ditur ta nxjerrin në mënyrë artizanale vaj nga kokrrat e ullirit.

Në Kavajë njihet prej shekujsh ulliri me emrin ''Ullastër'', i cili ka 15% vaj. Ai ka kokërrën e vogël dhe është një kultivar që vjen prej shekujsh që nga lashtësia edhe në ditët e sotme që gjendet me shumicë në fshatrat kodrinore në Lispatros, Kryezi, Zigulare, Zigxhafaj etj. Teknologjia artzanale e nxjerrjes vaj nga kokrrat e ullirit gjenden edhe sot e kësaj dite në këtë zonë. Ne po japim përshkrimin tonë se si është ndërtuar dhe fuksionon kjo teknologji artizanale nga banorët e kësaj treve, por edhe në trevat e tjera ku kultivohet e përpunohet ulliri për të përfituar vaj prej tij. Teknika e ndërtimit të mullirit të nxjerrjes së vajit nga ulliri është kjo:

Në fillim kemi një pllakë guri të sheshtë, ose qemeri i thënë ndryshe e sheshtë, dhe pjesa lartë tij vendoset guri i rrumbullaktë me gropë, vendoset aksi prej druri. Lëvizja e gurit bëhet me njerëz ose me kafshë. Guri i sipërm ka një peshë relativisht 2-3 kv. Gjatë rrutullimit, hidhen kokrrat e ulirit, bluhen ato e kthehen në bërsi. Qemeri poshtë ka disa kanale kullimi nga ku kalon pjesa e lëngshme gjatë proçesit të bluarjes së kokrrave. Bërsitë e dala gjatë bluarjes, hidhen në kanistër dhe vendosen në vendin e quajtur Torqet. Aty bërsitë shtrydhen e merret vaj. Gjatë proçesit të shtrydhjes bërsive iu hidhet ujë i nxehtë dy herë. Pjesa e lëngshme grumbullohet në enë të mëdha, lihet rreth 20 mm e qetë derisa vaji të dalë në sipërfaqen e ujit. Prej aty merret vaj i cili hidhet në enë të posaçme mbajtse të vajit e përfituar nga shtrydhja e përpunimi i frutave të pemës së ullirit. Pra, kjo formë është e trashëguar në shekuj te shqiptarët, e vërtetohet lehtësisht edhe në ditët e sotme. Por me zhvillimin e shkencës e të teknologjisë, edhe në shqipëri teknollogjia e nxjerrjes e përpunimit të vajit ka ndryshuar. Nga njerëzit e kultivimit të ullirit të këtyre trevave, bërsitë e përfituara janë përdorur edhe për djegie e ngrohje, si edhe druri i prerë gjatë krasitjes së përtëritjes së ulirit. Prandaj edhe ka marrë epitetin ''Pema e ripërtëritjes!''. Nga vaji i ullirit shërohen shumë sëmundje, prandaj në shekuj njerëzit e kanë përdorur në mbrojtjen e shëndetit të tyre, saqë përmendet edhe në librat e shenjtë, në Kuran e Bibël. Aktualisht e fatmirësisht në shqipëri ekzistojn afro 100 rrënjë ullinj, mosha e të cilëve rezulton të jetë afro 1000 –vjeçare. Për këtë janë bërë edhe analiza laboratorike. Profesor, As, dr, Enver Isufi shprehet se ''pas evidentimit të hollsishëm, kemi arritur në përfundimin se, drurët e ullirit më të vjetër në vendin tonë ndodhen në disa fshatrat e Shqipërisë së Mesme, si në zonën e Elbasanit, Peqinit, Tiranës, dhe pak në Durrës., mosha e tyre mund të jetë ndoshta mbi 1000 – vjeçare''. Specialisti i bujqësisë shprehet edhe më tej se'' rasti në fjalë është një thesar për Shqipërinë ku në kodrat rrëzë malit të Dajtit, në Petrelë e në qafën e Tujanit ndodhen disa ullinj edhe më të hershëm të vendit, dhe po punohet për t'i shpallur monumente natyrorë të vizitueshëm nga turistë vendas e të huaj''.

Ullinj në Zigulare. Foto Xh. Cirongu, maj 2017

Me shpalljen e tyre Monumente të Natyrës, do të afrohen mjeftë shkenctarë e turistë të cilët kërkojnë ti shikojnë nga afër, fotografojnë, njohjen me historinë e tyre e vlerat e dobishme për shëndetin e njerëzve, bukurinë piktureske që ka kjo pemë mesdhetare edhe në Shqipëri. Pra, pema e ullrit është ''thesari'' i mbi tokës së Mesdheut. Në shqipëri është festuar e festohet edhe sot (një ditë në vit), si dita e ullirit duke mbjellë pemë të ullirit. Prandaj, ulliri vlerësohet nga njeriu si pema ''Magjike'' dhe e vlerave të mëdha të pazvëndësueshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Shqiptarët e kanë vlerësuar dhe i japin vlera pemës së ullirit edhe në ditët e sotme, duke e cilësuar atë 'Pema magjike!''.

Përgatitur nga Xhevahir Cirongu & Lorenzo Mance
Durrës, 30 Prill 2017.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm