Menu

Libri Shqip dhe bibliotekat në vendbanimet shqiptare!

User Rating:  / 0
PoorBest 
  • Category: Esse
  • Hits: 244

Shkruan: Nehat Jahiu - Nehat JahiuE kam të vështirë që në këtë artikull të flas për librin. Çudi, do thoni. Ju jeni marrë tërë jetën me librin e tash e paskeni drojë që ta bëni një gjë të tillë. Po, kështu është, se tërë jetën jam marrë po ndryshimet që kanë ndodhur edhe në Maqedoni më kanë bërë që të hesht e të skuqem për atë që është bërë pak.

Së pari, do doja që të tregoj dy-tre mendime të mençura të marra nga urtësia botërore për librin. "Kur kam pak para, blej libra e kur më tepron ndonjë, gjë blej ushqime dhe veshje", "Ka krime më të kqia se sa djegia e librave. Të mos i lexosh.

Libri gjithnjë ka pasur dhe ka një rëndësi të madhe. Ata, librat kanë ruajtur dhe ruajnë në mes kopertinave të tyre pasurinë më të rëndësishme, më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli. Në mes të kopertinave të një libri ka të shkruara gjëra shumë të rëndësishme dhe shumë me vlera të karaktereve të ndryshme letrare, kulturore, shkencore, historike etj. Sa i jepet sot një rëndësi e veçantë botimit të librit, leximit të tij, paisjes së bibliotekave me libra është shumë brengosëse. Kemi biblioteka të hapura nëpër qytete të banuara me shqiptarë dhe sa është fondi i tyre dhe sa furnizohen ato me botime të reja.

Shtrohet pyetja: "Sa kemi të hapura biblioteka nëpër fshatrat tona dhe nëpër shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe."

Edhe këtu duhet ndalur dhe menduar shumë e shumë për të dhënë një vlerësim të duhur. Ajo që është më karakteristike dhe për tu brengosur, është funksionimi ose mosfunsionimi, paisja, mospajisja, furnizimi- mosfurnizimi i bibliotekave shkollore nëpër shkollat fillore, të mesme edhe ato të larta, sidomos atyre nëpër fshatra pa i lënë anësh edhe ata nëpër qytete. Në disa shkolla të fshatrave kanë ekzistuar dhe ekzistojnë disa bibliteka me një numër shumë simbolik për të mos thënë aspak. Sa është i përshtatshëm lokali ku janë të vendosura ato, dihet shumë mirë. Sidoqoftë, aty ku ekzistojnë edhe pse nuk i plotësojnë sa duhet kërkesat e lexuesve (nxënësve), prapseprap dikushi mund të lexojë ndonjë libër, edhe pse për fat të keq në ditët e sotme kemi shumë pak lexues që nga nxënësit, studentët, arsimtarët dhe intelektualët në përgjithësi. Ajo që duhet të na brengosë se në shumë shkolla nuk ekzistojnë fare biblioteka nëpër shkolla, fshatra e qytete të banuara me shqiptarë dhe as që kanë ekzistuar ndonjëherë. Nëse do të kishim kërkuar përgjigjen e drejtorëve, pedagogëve, arsimtarëve dhe...,të disa shkollave se pse nuk ekzistojnë bibliotekat shkollore do të na largojnë për të arsyetuar vetveten, do të thonë se pushteti i kishte fajet. Nuk kemi pasur lokal e shumë arsye tjera që fare nuk pijnë ujë. E dimë se pushtetin që e kemi pasur jasht shtetit amë nuk është interesuar për të na hapur, për të na rregulluar, pajisur, për të na furnizuar me biblioteka shkollore nëpër shkollat tona, si kanë bërë nëpër shkollat ku mësimi zhvillohej në gjuhën e tyre. Jo që do të na hapnin biblioteka dhe ato do i furnizonin me libra shqip kur dihet mirëfilli se ata shkollave në gjuhën shqipe ua vënin drinat për të mos i hapur kurrë.

E dimë mirëfilli se në çdo sferë na penguan dhe edhe sot na pengojnë. Por, kemi edhe shumë raste kur e penguam dhe sot po e pengojmë edhe vetë vetveten. E dimë se pushtetet që i patëm dhe disa që i kemi edhe sot gjithmonë e kishin halë në sy shkollën shqipe dhe librin shqip dhe mundoheshin dhe mundohen me metodat më të ndryshme ta dëmtojnë çdo gjë që është shqiptare. Kemi shumë e shumë raste në kohëra të ndryshme. Shumë vepra letrare, shkencore, historike e tjera nga pushteti u nxorrën nga bibliotekat, shumë libra vetëm pse ishin në gjuhën shqipe dhe pse ishin shkruar nga krijues shqiptarë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i tyre se ku përfunduan. U burgosën sëbashku me atorët e tyre, u dogjën pa mbajtur llogari dhe përgjegjësi.

E plagosën rëndë një kulturë dhe art të lashtë. Veprat u shpallën nacionaliste sëbashku me autorët e tyre duke menduar se do të rrezikojnin e rrënonin shtetin. Sot e di gjithë bota se kush ishin nacionalista, kush vinte dhe vënë dorë në kulturën, gjuhën, traditën..., shqiptare, dihet mirëfilli se jo shqiptarët. A thua vallë pushtetarët sllavo-komunist do të kishin arsyetuar vetveten para opinionit botëror kur pa mëshirë dhe në mënyrë më çnjerëzore do të sulmojnë me rrebesh granatash bibliotekat, ku do ti rrënonin tërësisht dhe do t'i digjnin ato së bashku me gjithë librat që gjendeshin në raftat e bibliotekave.Nga tymi e flaka që i kaploi këto biblioteka, asgjë nuk mbeti në to përveç tymit, pluhurit, shkrumbit nga librat dhe objektet e djegura. Kush mund të jenë ata që vënë dorën dhe flakë në një kulturë siç vepruan të çoruditurit?!

Shqiptarët kurrë, nuk kanë pasur traditë të vënë dorën ndaj kulturave të huaja, sepse nuk i ka lejuar dhe nuk i lejon ndërgjegja e pastër e tyre kombëtare. Edhe pse, këto akte brutale dhe çnjerëzore shumë rëndë i përjetuan shqiptarët në shpirtin e tyre. Asnjëherë nuk mund të harrojnë tymin dhe flakën që e përpijnë bibliotekat e tyre dhe libri shqip. Kjo do të mbetet një kujtesë e hidhur, që kurr nuk do të harrohen në zemrat e tyre. Dhe tani duhet t'i rikthejnë bibliotekat nëpër shkolla, qytete, fshatra në shtëpitë e tyre dhe t'i pajisin ato me libra. Dhe librat të jenë përsëri në duart e nxënësve, arsimtarëve, intelektualëve dhe mbarë popullit shqiptarë të të gjitha shtresave në trojet tona dhe në diasporën shqiptare.

T'i japim një rëndësi të veçant librit, duke u nisur nga ajo se kultura e një populli mund të dëmtohet, por kurrë nuk mund të shuhet, sepse vetë populli është ai që do e mbajë gjallë dhe do ta kultivojë përderisa të jetë vetë gjallë. Mebetemi me shpresë se në një të ardhme sa më të shpejtë të angazhohemi nxënës, studentë, arsimtarë, intelektualë të të gjitha profesioneve të japim një rëndësi dhe kontribut të madh për botimin, ruajtjen dhe leximin e librit, sepse ai ka vlerën e vet shumë të madhe dhe të çmueshme. Ne brezat më të vjetër të angazhohemi për të vënë librin në vendin e merituar që ai e ka.

Të krijojmë kushte për të hapur biblioteka, të paisen ato me libra, t'i lexojmë ato dhe të mbjellim dashurinë tek gjeneratat e reja ndaj librit dhe leximit të tij. Jemi dëshmitarë të kohës së sotme se për çdo ditë po na hapen ca lokale dhe po na mbijnë si këpurdhat pas shiut, lokalet e natës, ku gjeneratën e re po na e degjenerojnë. Individë të caktuar për interese të përfitimeve të tyre personale duke ju servuar gjërat me këqija që i shkatërrojnë shëndetin e tyre dhe jetën. Nuk do të thoja se nuk duhet të ketë lokale të mirëfillta ku gjenareta e re do të kalojë kohën e lirë të argëtimit të tyre, por ato të jenë lokale të vërteta dhe me kushte që nuk rrezikojnë qenien e re fizikisht dhe shpirtërisht. Sa i përket bibliotekave dhe librit duke lexuar ate aq më tepër do të jemi më të pasur me dituri, sepse vetëm me lexim dhe dituri do të ecim përpara.

Lexues të nderuar do të përmend një rast të një mikes, studente japoneze nga Japonia kur kishte vizituar disa shkolla ne komunën ku unë jetoj pas konfliktit të vitit 2001. Në mesin e shumë shkollave kishte vizituar edhe shkollën ku unë punoj e sidomos ishte befasuar kur pa se biblioteka shkollore me tërë objektin e saj ku ishte e vendosur dhe librat ishin djegur e bërë shkrumbë nga granatimet e pamëshirëshme. Kjo mike na vizitoi shpesh gjatë vitit 2002/2004 dhe në fund na solli një numër të konsiderueshëm librash për ta nisur fillimin e ripërtëritjes së bibiotekës shkollore në shkollën tonë e më gjërë. Edhe ate të gjitha botimet e këtyre librave ishin në gjuhën shqipe. Librat i kishte blerë nga paratë e grumbulluara nga "Projekti i librarisë në Japoni."

Ky fond për librat në Japoni ishte mbledhur nga shitja e tantelave të qëndisura nga gratë shqiptare që kanë qenë refugjatë nga Kosova dhe nga gratë shqiptare nga Maqedonia, të cilat kanë mbajtur refugjatë nga Kosova në familjet e tryre gjatë luftës së Kosovës. Pas një kohe mikja studente nga Japonia do të më dërgoj një letër në të cilën do të shkruante: "Leximi është ushqim për trurin tonë".

Librat na japin dituri.

Librat na inspirojnë.

Librat na dhurojnë guxim.

Librat na mësojnë që të jemi të kujdesëshëm ndaj të tjerëve. Duke lexuar libra, ne besojmë, ne mësojmë nga përvojat, dituria, dhe ngjarjet dramatike të jetës së shumë njerëzve. Ju lutem shijoni botën e mrrekullueshme të librave që keni para jush! Ne thellësisht dëshirojmë që në ardhmëri të gjendemi në një rrugë të paqës dhe lumturisë të gjithë ju!"

Faleminderit, Mike! Sërish po e mbyll me dy citate që nuk duan koment vetëm që të heqësh skuqjen e të bësh më të mirën për librin Mbase dhe ky libër do të jetë për më mirë.

Shpresojmë: Nëse ke një kopësht e një bibliotekë, ke gjithçka që të duhet Libra janë aeroplani, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm