Menu

I paharruari Lis - Arsim Mulliqaj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Arsim Mulliqaj

I paharruari Lis,
Kam kohë që të mendoj dhe sot po të kërkoj falje me shkrim.

I çmuari Lis,
Si i vogël në kohën rinore i ruaja bagtitë dhe në hijën e degëve të shtira si një qadër u freskoja nga të nxehtit e verës.

Kam shumë nostalgji për ty Lis!

Shpesh here përveq që gjenim freski në hijën tuaj, aty me barinjët e fshatit tim edhe loznim, tash e mbi njëzetë vjet nuk të kam vizitu, por, sot të shkrova për me të rikujtu se nuk të kam harru, e dij se ashtu si ishte edhe je, degët e shtrira në livadhin e mrekullueshëm të bjeshkëve magjike, qytetëzën antike ku dardanët jetonin në kohët e lashta.

I mrekullueshmi Lis,
Asgjë nuk harrova nga kujtimet e shëndetëshme të asaj kohe, kënaqësia e ushqimit në degët tuaja, uji poshtë, ku venat i mbushja me çlodhje, këmbanat e bagëtive dang - dung, këngët e malësorëve gjithandej.
E dij se çdo gjë ka ndryshu dhe ti Lis, që po të shkruaj si një shok i imi mbete i vetëm, më tregoj Bjeshka dhe Kroni se nuk ke ndryshu asgjë, por heshtja jote më bëri që t'ju shkruaj me kaq nostalgji.
Këtë letër po ja nisi menjëhere universit sepse i njof ligjet e tij...

I çmuari Lis, nuk je i vetëm sepse 'gurra' e kroit dhe këngët e zogjëve kurrë nuk do të braktisin.
Një ditë do të vizitoj dhe do flasim shumë, do ti tregoj të gjitha gjërat që i mësova deri më tani.

Lis,
Unë një ditë do vij bashku me Plis.

Shumë vite të kaluara dhe 'ndoshta' më nuk mundëm të ngjitëm degëve, ashtu siq bëja si i ri por do i shtroj ushqimet e begatëshme e do ngazëllojmë, festojmë me të gjithë barinjët e kohës, ndoshta do provojmë të lozim degëve tuaja të shtrira në livadh, do provojmë sepse e kemi ende shëndetin.

Lis të kërkoj falje që për shumë kohë të kaluara nuk të vizitova.

Po e mbylli letrën duke të uru shëndet e shpresu se kjo stinë t'ju sjelli sa më shumë gjethe.

Arsim Mulliqaj,
Italy, 12 Shtator 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm