Menu

11 vjetori i shuarjes nga jeta – Ibrahim Kodra

User Rating:  / 0
PoorBest 

Arsim Mulliqaj pran Ibrahim Kodrës në Spital, Milano

In Memoriam, Maestro Ibrahim Kodra

Pablo Picasso për Ibrahim Kodrën:
"Anche la tua firma è un'opera d'arte"
«Edhe nëshkrimi yt është një vepër artistike»

Njëmbdhjetë vjetori i shuarjes!

Duke jetu në qytetin artistik Milano arrita te njof për së afërmi mjeshtrin e artit figurativ Ibrahim Kodra, edhe pse veç kishte vite që i njifja veprat e tija artistike si dhe famën që e kishte arritë.

Ishte pikrisht 28 nëntori i vitit 2000 kur në Milano festonim ditën e mëvetësisë së Shqipërisë dhe flamurit, ishte po ajo ditë që do i shtërngoja për herë të parë dorën Maestro Ibrahim Kodrës, aty ku rrinte në rreshtat e parë të sallës madhështore e ku kaluam gjithë aktivitetin së bashku si dhe darkën e pa harrueshme.

Të gjithë e përshëndetën në festë dhe ç'do njëri e thërriste 'Maestro' ashtu siq edhe ishte vërtetë, here pas here e takoja deri kur i gërrysur nga pleqëria e më vonë sëmundja që e konsumonte shëndetin, u shtri në spitalin "Fatebenefratelli" në qytet, e që ç'do mbrëmje e vizitoja si shumë atdhedashës tjerë e shokët që i kishte me vite i rrinin afër.

Edhe pse ishte i stërlodhur nga shtrati numër 37 që nuk e harroj, posa hyja në derë e priste me gëzim vizitën, fliste shumë qartë duke tregu të kaluarën e tij gjatë studimeve për art, famën por më së shumti i sillej në mendje koha e fëmijërisë në fshat dhe vuajtjet që kishte përjetu, e pengonte dhe e rëndonte shtrati e që shpesh më kërkonte te lëvizi në korridoret e spitalit, por kishte përkujdesje 'njëzetë e katër orëshe' nga dy kujdestare që paguheshin nga bëmirësi Behgjet Pacolli e që nuk ishin Shqiptare për këtë kërkonte në gjuhën tonë të ëmbël që te lëvizim me ëmbëlsinë zemrore, kjo gjë më bënte të kuptoj se sa rëndësi paska të folurit Shqip. "Erdhi Kosova" pëshpëriste posa hyja në derë të dhomës, e thoshte se, sa here që isha në Kosovë më prisnin mirë e ndihesha si të isha në shtëpinë time, "S'ka vend më të bukur se Kosova" disa here i vazhdonte këto fjali.

Gazeta Italiane "la VOCE di MANTOVA" Ibrahim Kodra apele OKB'së për Kosovë

Maestro Kodra fliste e unë i shkruaja përballë tij, rrëfente me buzqeshje dhe asnji here nuk e kuptova se po ankohët pasi veç ishte në fund të jetës, ishte njeri i fortë dhe nuk e friksonte vdekja.

Ende nuk kam arritë te kuptoj se pse ju fliste në Shqip të gjithë miqëve të tij të shumtë Italianëve, ata nuk e kuptonin e pastaj e kthente në Italishte, ndoshta u kthy në kohën e fëmijërisë së tij dhe së pari me të gjithë e shqiptonte Shqipën tonë, mallëngjimi për vendin dhe gjuhën e bënte krenar Maestro Kodrën.

Në Shtëpin e Maestro Kodrës në Milano, Engjëll Koliqi, Fatos Faslliu (kurator i testamentit Kodra) dhe Arsim Mulliqaj

Kujtimi për Mjeshtrin Kodra mbetet ç'do here në mendjen time e ndihëm me mburrje që e njofta për së afërmi dhe vetëm një gjë më vjen keq:"Që nuk la trashëgimtar të tij dhe t'ja menagjonin veprat artistike e që do arrininë kulmime, kudo në vendet bashkohore."

Ibrahim Kodra e mbrojti 'Autonominë e Kosovës' gjatë viteve të '80 ta dhe protestonte para ambasadës së jugosllavisë në Milano me një pikturë përkushtuar lirisë dhe të drejtave të popullit Shqiptar në Kosovë.

Gjatë luftës 1998/99 Ibrahim Kodra ju drejtohej kancelarive si dhe OKB'së duke ju dërgu letra 'apele' për gjenocidin serb që kryhej ndaj popullit në Kosovë dhe ju bënte thirrje për ndërhyrje të shpejtë që të shpëtohët populli. Intervistat që i jepte për gazetat Italiane kuptohën qartë se Maestro Kodra ishte shumë i prekur dhe aktivitetet i zhvillonte për ç'do ditë për çlirimin e Kosovës.

Trupi i Maestro Kodrës në akademin "Brera" në Milano, Arsim Mulliqaj, Njazi Xhakolli, Osmon Kaceli dhe Behgjet Pacolli në fotografi

Ibrahim Kodra u shue më 7 Shkurt 2006 në shtëpinë e tij në Milano dhe trupi i tij para se të nisej për në Shqipëri, u vendos në hollin e akademisë së arteve të bukura "Brera" për nder ceremonie, nga se aty kreu studimet e arriti famën, dhe për nderin që kisha pata rastin të jam pjesë e ngritjes së trupit të tij në arkivol gjatë transportit me makinë ku po i drejtohej airoportit për në tokën e bekueshme Shqipëri dhe atje prehën eshtrat e mjeshtrit të madh Ibrahim Kodra në Ishëm në vendlindjen e tij.

Ibrahim Kodra lindi në Ishëm (Durrës) më 22 Prill 1918 dhe vdiq më 7 Shkurt 2006 në Milano të Italisë.

Majet e krijimtarisë artistike të Maestro Kodrës dhe cilsohët si njëri ndër piktorët më me famë në vitet 1960 – 1970, dhe njifet si postkubisti i fundit.

Të dhënat për Maestro Ibrahim Kodra:

Fondacioni Lugano: www.fondazioneibrahimkodra.org

Fondacioni Milano: www.ibrahimkodra.com

Arsim Mulliqaj
Milano, 7 Shkurt 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm