Menu

Në Bruksel u mbajtë akademi përkujimore për heroin Enver Hadri

User Rating:  / 0
PoorBest 

Enver Hadri

Sot u mbajtë një tubim përkujtimor për 27 vjetorin e vrasjës tinzare nga ana e sherbiit sekret ish jugosllav të Heroit Enver Hadri Tubimi u mbajtë në mjediset e lokalit London Bar, Avenue Zenobegramme nr. 1 Scarberg, ne te cilën murren pjesë Kryetari i RKSHK z. Riza Budakova, sekretari, Halit Elshani, shumë qytetar nga Brukseli, Antverpeni dhe përfaqesuesit e Ambasades se Republikës se Kosovës në Bruksel. Tubimin e udhehoqi sekretari i cilia fillimisht ia dhe fjalën nikoqirit z.Riza Budakova. Pas një një minut heshtje, ai shpalosi njohjën, rrugën e formimin e RKSHK-ës dhe bashkpunimin me Enver Hadrin. Pastaj foli veterani, aktivisti i Levizjë, përfaqesues në NATO të UÇK-ës, gjatë luftës z.Sadik Tolaj. Në vazhdën e fjalimeve foli Ramiz Zekolli pjesmarrës në luftën e Loxhes, thameluës i LDK për Shtetët e Beneluksit, themeluës i LSHB.

Pas tij e morri fjalën prof. Ibish Kelmedni, i burgosururi politik në Shqiperi, simbol i arsimit dhe i atdhetarizmit. Veterani Shaban Shkupi Evokoj për veprimtarinë Enver Hadrin.

Pas tij foli Bahtir Kastrati, kryetar i LDK, për shtetet e Beneluksi, dhe pëshendeti në emër të ambasadorit të Kosovës në Bruksel Valdrin Granica më qe rast ju dha një Mirënjohje dhe Libri i dytë për Enver Hadrin nga autori Halit Elshani.

Duke marr fjalën edhe një një here Riza theksoj për punën qe ka berë me sekretarin duke botue tri libra për veprimtarinë e Enver Hadrit, shumë artikuj, ngritjën e bustit nëpërmes kryetarit Dr. Ali Berishes në Pejë, duke mbajtë gjallë kujtimin për të..

Pjesmarresit në këtë tubim perkujtimor

Pamje nga Akademia, 25.02.17

Në vazhdim për rrethanat, vështiresitë, marifetllaqët e disa antarëve të Levizjës, apo e atyre qe e kanë keqpërdor, denigrimët e ketij aktiviteti po shkepusim diq nga këto libra:

KOMUNIKATË

Dyke mos hyrë në detaje duhet bërë e dijtur se pamfleti i tyre ka për qëllim të njollosë luftën e ndershme të vëllezërve dhe motrave tona kosovare. Pa fije turpi "kryesia" e grupit të spiunit të spikatur Enver Hadri shkruajnë se në mbledhje mori pjesë "Komiteti marksist-leninist". Enver Hadri dëshiron të formojë komitete dhe parti të reja jo vetëm në Evropën Perëndimore por edhe brenda në Kosovë. Secili prej neshë e din se në Kosovë nuk ka asnjë individ që dëshiron të bën partinë e vet por atje i kërkon të drejtat për vetëvendosje, e që këto të drejta ua garanton kushtetuta jugosllave. Një nga të drejtat që i kërkojnë vëllezërit dhe motrat tona është që Kosovës t'i njihet e drejta për vetëvendosje, t'i njihet statusi i Republikës, Republikë kjo që do të përfshijë të gjitha viset shqiptare që ndodhen në Jugosllavi, por gjithmonë duke mos rrezikuar shkatërrimin e Jugosllavisë, por përkundrazi duke e forcuar atë dhe duke siguruar paqe në Ballkan.Pamfleti që e ka shpërndarë Enver Hadri që në rrjeshtat e parë të bind se ky "politikan" që jeton në Belgjikë është vënë në shërbim të UDB-ësë. Cilit shqiptar të ndershëm do t'i shkonte ndërmend të krijojnë dy shtete shqiptare?! Askujt përveç shërbëtorëve të UDB-ësë!Që i ri dëshironte të dallohej nga shokët dhe shoqet e vet. Që të jetë në ball të tyre Enver Hadri kurrë nuk zgjidhte rastin e as mjetin. Në Beograd u regjistrua në fakultet me dëshirë të bëhej arqitekt, por pasi ishte student i dobët që në vitin e parë u largua nga tekstet që i shërbenin për të mësuar, e që nëna e vet ia kishte blerë me njëqind mundime. Pasi që ishte dhe ende është djalë hasreti, nëna e vet i dërgonte të holla kurse ky u dha pas dëfrimit dhe ahengjeve të Beogradit. Më vonë shkoi në Belgjikë, ku jeton edhe sot.

Komunikata denigruese (me stemën me yll) - Për ta kamuflluar se gjoja e ka pregaditë Levizja! Revista Zëri i Kosovës

KUSH ËSHTË ENVER HADRI?

Misioni i tij është të përçajë sa më shumë shqiptarë, kudo që të jenë ata, duke formuar komitete të ndryshmee! Vetëm në Belgjikë i formoi pesë komitete të tilla. Në të vërtetë "komitetet" e tilla nuk kanë asnjë anëtar por janë emra vetëm në letër. Pasi t'i kryejë urdhërat e Beogradit, Enver Hadri dhe bashkëpunëtori i tij Riza Kadrija-Budakova shkojnë të çlodhen në Dubrovnik dhe Budvë. Pasi të kthehen në Belgjikë këta janë shumë të matur dhe rrallë kush mund t'i sheh në shoqëri sërbe, ruse... nëpër diskotekat e Brukselit apo në diskotekën në Krainem, që ndodhet në periferi të Brukselit. Në mbledhjet e gazetarëve Enver Hadri haptas deklaron, madje me shkrim, se "Rrezistenca kërkon ndihmën materiale nga Rusia..." Vallë a e bën Rusia edhe më të voglin shërbim që Kosova të fiton lirinë? Jo! Kurrë! Athua do të shkojë gjithmonë? Gjer më sot tradhëtarët e secilit popull e kanë marrë dënimin nga vetë populli. Andaj edhe tradhëtarët shqiptarë të kalibrit të Enver Hadroviqëve, Riza Budakoviqëve, Idriz Bashiqëve... Një ditë populli i ynë do t'i dënon!

Rroftë Republika Socialiste Shqiptare në Jugosllavi!

Mbresa e z. Reshat Sahitaj në Librin e zisë për Enver Hadrin, me rastin e varrmit të tij, faqe 18.

Z. Reshat Sahitaj, përmes Komunikatës së lartpërmendur e quajti Enver Hadrin tradhëtar. E konvertoi në Hadroviq e shokët e tij në Budakoviq e Bashoviq. Pra krahas tij edhe Riza Budakovën e Idriz Bashën. Sa për ironi duhet të ceket se në Librin e zisë i përmenduri zotin Enver Hadri e quan "shok" të vetin, „vëlla" e „patriot të palodhur". Vallë, me këtë rast e haroi Komunikatën e vet denigruese?! Natyrisht që jo! Në anën tjetër i shkruan letër dr. Idriz Bashës në të cilën atë në mes tjerash e quan vëlla, po këtë person që e pat quajtur „tradhëtar" e „bashoviq"! Por njerëzit e këtij sosoji e ndërrojnë qëndrimin e vet sipas nevojës e kohës!

Komunikata denigruese, "Zëri i Kosovës", e boton kopjen-origjinalin e Komunikatës që e shpërndanë nëper Bruksel, gjoja se ka arrijtë me postë nga Zvicrra. Dihet kush e ka shkruar, me cilën makinë dhe kush i shpërndante Lidhur më kët postim murrem një deklaratë nga Sali Gashi. Kur dergohët posta dhe nuk te gjen postjeri të shtepia, ta len një letër-konfirmim dhe datën më shkue më marrë. Une nuk shkova me marrë dhe ajo ishte kthye të ai qe e kishte adresue në adresen time. Në klub të Hysen Gjelilit u takuem më disa mergimtar, në mesin e tyre edhe më Reshat Sahitajn, Musa Hotin etj. Reshati mu gjuajt duke më thenë: Pse nuk e ke marrë postën? Të ka prit një muaj në postë! Une ede nuk e dijsha për çfar behej fjalë. Aty paskan qenë ca Komunikata qe mi paskan dergue gjoja nga Zvicra. Po si e morre vesh ti se une nuk e paskam marrë postën? Ku na qenka kthye dhe të kush qe po e din ti. Mbaroj filmi, ne veq kishim ranë ato Komunikatë qe i kishte sajue ai dhe i kishte shpernda një shokë i tij. Me këso gjerash është marr Reshati. Tash po trumpeton se na paska qenë shokë më te. Ai ka qenë sfidues i tij dhe e ka ndjek hap pas hapi për qellimët e veta djallezuse.

Halit Xhemë Elshani

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm