Menu

Ndërroi jetë gjyqtari i futbollit në Kosovë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ramadan Hoxhaj

Ndërroi jetë ish gjyqtari i mirënjohur Ramadan Hoxha. "Lajmi për vdekjen e z. Ramadan Hoxha na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Z. Ramadan Hoxha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës sidomos në ndarjen e drejtësisë që nga pavarësimi e sidomos në edukimin e gjyqtarëve të rinj. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me pietet, si njeri dhe gjyqtar i shkëlqyeshëm dhe një shok e mik i mirë, i dashur e i respektuar ku do që ai u gjend nga të gjithë.

Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni ashtu sa më lehtë", shpreh ngushëllime Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm