Menu

Njoftim mortor: U nda nga jeta verprimtari dhe i burgosuri politik i vitetve të 80'ta Skender H. Ibishi

User Rating:  / 0
PoorBest 

Skender (Hamdi e Naile) Ibishi 26. 12. 1956 - 06. 07. 2017

Me dhembje dhe pikellim ju njoftojme se sot, aty pas mesnatës, kah ora 00:20, në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik i viteve të 80'ta Skender Ibishi nga Prishtina.

Skenderi ishte ndër oficerët e parë që ishte organizuar qysh në vitin 1977 në Lëvizjen atdhetare për barazi, pavarësi e vetëvendosje të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Ai u arrestua me 17. Maj 1982, derisa ishte duke shërbyer si toger i ushtrisë jugosllave në Valevë të Serbisë, rreth dy muaj pas arrestimit të shokëve të tij anë e mbanë Kosovës në muajin mars të vitit 1982, në prag të përgatitjeve për shënimin e përvjetorit të demonstratave të vitit 1981. Pas hetimeve dhe torturave çnjerëzore gati një vjeçare, gjykata ushtarake e Beogradit më 10 mars 1983 e dënoi me 12 vjet burg.

Për më shumë shihni edhe shkrimin:

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=572apo:
https://www.facebook.com/permalink.php?id=422112947931756&story_fbid=439003422909375

Edhe pas lirimit nga burgu, Skenderi u angazhua politikisht dhe kontribuoi edhe në përgatitjet ushtarake... Ishte ndër veprimtarët e rrallë që bashkëvepronte me të gjitha rrymimet politike të kohës. Me sjelljen e tij, ky njeri i flijimit dhe sakrificës, krijonte miq gjithandej, andaj përjetë do të ruajmë kujtimet më të mira për te.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, ditën e enjte, me 06.07.2017, pasdite rreth orës 15:00 në Prishtinë. Vendi i varrimit në Prishtinë do të komunikohet gjatë paradites.

Në emër të bashkëveprimtarëve
Osman Osmani

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm