Menu

Për ne nuk ka kthim - Gani Qarri

User Rating:  / 0
PoorBest 

Për ne nuk ka kthim

Dielli do të lindë për botën, përsëriGani Qarri
Dhe yjet do bëjnë gjithandej dritë
Vetëm për fatet tona, që prapë lahen me lot
Për ne qajnë e vuajnë edhe perënditë

Dikur një shikim i vetëm përçonte aq shumë dashuri
Dhe zemrat tona digjeshin për puthje e përqafim
Po tani vallë, ku tretën ata sy të shkruar
Shndërruar në pritje pa shpresë pa premtim

Në cilin planet vajtën për të kërkuar lumturi
Dhe çrrënjosën me themel çdo kujtim të vjetër
Ku janë duart e bardha që nuk shkruajnë më për dashuri
Dhe ndoshta tani-vetëm sytë e saj, lotojnë përmbi letër

Sa rëndë vret vetmia në çdo cep të zemrës
Asnjë këngë më nuk këndohet, me tinguj të qeshur
Urrej gjithë netët e errëta, që vranë dritën e hënës
Dhe dëshirën për të jetuar nga shpirti kanë zhveshur

Ndaj, të lutem mi ruaj përjetimet e mira
Vitet që kaluam bashkë, i thurë në varg malli për ne dy
Kujto sa më gjatë kohët kur aq shumë donim njëri-tjetrin
Sepse më duket që në këtë botë paska, vetëm Një herë DASHURI

Gani Qarri

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm