Menu

Ndjenjat e stinëve - Xhevahir Cirongu

User Rating:  / 0
PoorBest 

Xhevahir Cirongu

Ndjenjat e stinëve

Sa herë që vjen dimri
Edhe koha e trishtë troket;
Tek unë gjithë përenjtë zbrazen
Në shpirt ai plagët mi gjen.

Por prilli me lule çelur
Lëndinës së shpirtit lulëzon,
Ai të bukura ditë na fal
Buqetë gëzimesh me lule dhuron.

Pranvera mes gëzimesh ecën
Dhe verën motër rrugës takon,
E puthin me endje yllin polar
Dhe si flutur në shpirtin tim
Të dyja ato aty vallzojnë.

Dhe vjeshta me musht shege
E lag çdo ditë trupin tim,
Atje takohen të katra stinët
Dhe jetë i japin shpirti tim.

Xhevahir Cirongu - Durrës, 20 mars 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm