Menu

Tingulli i fjalës (Françesk Radit) - Xhevahir Cirongu

User Rating:  / 0
PoorBest 

Françesk Radi

Tingulli i fjalës
''...Kur vdes këngëtari, tingulli i melodisë vajton trishtueshëm saqë edhe guri derdh lotin e ftohtë! Ngushëllimet tona familjes e të afërmve ju përcjellim në këto çaste hidhërimi!''
(Françesk Radit, 03 prill 2017)

Kur bie muzgu i natës
Gjithë yjet ndizen si zjarre,
Atëhere, fjala zë e flet me natën
Dhe tingujt flenë nëpër pentagrame.

Zgjohu pak çaste të lutem
Nga gjumi e shtrenjta fjalë,
Të gjithë yjet supeve nguten
Pastaj vrapojnë tek e bardha valë.

Ëndrrat e yjet erdhën tek ti
Pranverës i thanë jemi aty,
Me krahë u bë tingulli i fjalës
Gjithë dashuritë e botës, erdhën tek ty!

Xhevahir Cirongu / Durrës, 03 Prill 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm