Menu

Eja, afrohu - Xhevahir Cirongu

User Rating:  / 0
PoorBest 

Xhevahir Cirongu

Eja, afrohu..!

Seç fryhu lehtë puiza e erës
Ngadalë shkundi pjalmin e luleve të fushës;
Dhe vala e detit zgjat duart lozanjare
Me buzët si të petaleve
Më puthën butësisht gushës.

Dhe valët e bardha nga deti
Si fluturat m'u ulën mbi qepallë;
Si yjet e qiellit qëndisur
Zjarre ndriçuar mbi ballë.

Eja, afrohu ashtu ngadalë
Te flokët kaçurrela aty qëndruan;
Si kënga që del grykës jehonë,
Dhe flokët e verdha nën zë seç thanë
Mbi ne supeve bashkë
Edhe lulet lejla butësisht aty ranë.

Durrës, 27 mars 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm