Menu

Koha në univers..! - Xhevahir Cirongu

User Rating:  / 0
PoorBest 

Koha në univers..!

Eja me mua e dashur kohë,Xhevahir Cirongu
Si krahët e zogjëve krah hapur
Fle mbi mua.
Ndaj të pres çdo ditë te shtegu i dhive,
Edhe tik – taket e orës kohë
Me grusht pinë ujë
E shuajnë etjen atje në krua.

Tutje në univers shohë dritë e shpresë
Dhe dielli mëngjeseve na përshëndet,
Koha e ora jetë si binjak lahen me vesë
Të dyja i duam, sepse na falin shpresë!

Ndalon ora e koha
Ato na sjellin edhe furtunë;
Juve që u fala dritë e lumturi
Bashkë me shpresën jetë
Një ditë do ktheheni tek unë.
Do të jeni bashkë përgjithmonë:
Koha,
Dielli,
Hëna,
Dhe ju o njerëz
Atje nëpër univers..!

Xhevahir Cirongu
Durrës, 06 Prill 2017

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm