Menu

Ëndrrat - Ekrem Ajruli

User Rating:  / 0
PoorBest 

ËNDRRAT

Ti rend pas ëndrrës tënde të zjarrtëEkrem Ajruli
unë ëndrrat e mia do i djeg ngadalë
hirin e tyre jo, shpirti s'e bartë
do i hedh në bjeshkë dhe në t'lumit valë

ç'është kjo ëndër me brenga ngarkuar
në thellësi shpirti ndjej një fërgëllimë
ah, ky acarzjarr qoftë i bekuar
më godet në yje kur vjen me fërtymë

do ngre dollinë unë për fatin tim
nën hije blini apo diku nën shelgje
sytë më lëbyren nga një prushpikëllim
digjem të këndoj këngën e një mjelme

dhe do vijë dita dhe çasti s'vonon
dhe vjen ai çasti dhe vjen ajo ditë
kur s'do këndoj më, këngë t'zogut gjon
po nën bardhësi bore ëmbël i mbyll sytë

Ekrem Ajruli

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm