Menu

Peksimadhia e Legjendes - Vladimir Bizhga

User Rating:  / 0
PoorBest 

Peksimadhia e Legjendes - Vladimir Bizhga

PEKSIMADHIA E LEGJENDËS

Jastëqe
Me pupla
s'kishim,
Në bushek
Të misërit
Kemi fjetur
Dhe kënduar
Labçe,
Une,
Zeusi
Dhe labi
Odise..
Kur kalin
E drunjtë,
Dardanët
E kishin
Senator..
Drithi
Bluhej,
në mullinj,
në mokrat
prej guri.
Peksimadhia
bukë
e legjendës,
kalonte
ndër duar
dridhurazi.
Goditjet
e dërstilave,
kandilat
me vaj,
pikturonin
si Rembrabdi,
rojet
e natës.
Bajlozi
kërkonte
haraçin,
tim,
për tim...
Por Gjergj
Elez
Alin,
E kishin
Lidhur,
Me dekriminalizimin..
Kur bëmat
e çetës
së kreshnikëve,
qenë
tenderuar,
në Tirana
daun.
Në bushek
Te misërit,
Kemi fjetur
Dhe kënduar
Labçe,
Une,
Zeusi
Dhe labi
Odise...

Lad Bizhga

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm