Menu

I bukur si sy Nermini - Albert Habazaj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Këngë për Nermin Vlora Falaschin, humanisten dritërore, shkrimtaren fisnike (18. 04. 1921 -28. 11. 2004), emrin e së cilës mban Biblioteka Qendrore e Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë.

I BUKUR SI SY NERMINI

Sonte do të flas me hënën,
Të kujtoj babën e nënën.

Këtu në Vlorën e këngës,
Këtu në ëndrrën e zëmrës...

Mbushur perla Labërie,
Ngrohur me zjarr Shqipërie,

Ku për paqe lind ulliri,
I bukur si sy Nermini.

Nermin Vlora në Kaninë -
Sorkadhe mbi trëndelinë...

Mëngjesbukurin mban vesa,
Kujtimin fisnik në shpresa...

Mbushur aromë Shqipërie,
Nermin Vlora drit' lirie!

ALBERT HABAZAJ - 14. 04. 2017

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm