Menu

Dashuri e konfiskuar - Vladimir Bizhga

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dashuri e konfiskuar

Rrënjët
dhe shpresat,
në qytetin
e buratinove.
Shi dhe qymyr,
në jug,
ku gojët
memece
Të minierave,
Nuk kanë
Më shenjtri....
Një qiri
i agut,
të mëngjesit,
ledhaton
gjoksin tënd.
Zemra kërkon
në pusin
e harresës,
ku pamjet
mjegullohen
në sfokatura..
Ku gjurmët
si në pergamenet
e lashtë,
në mesin
e të vdekurve
dhe të gjallëve,
në ajër
ne bëjm
dashuri....
Ditë nata,
E hidhur,
E poetëve,
Kerkellin
Mbi kalë
të Konstandinit
dhe Dhoqines
Në puthje
të ftohta,
të kripura
dezertuar,
si llamp
e minatorit,
qorruar
kaq vjet....
Ditë nata
E hidhur
E poetëve
Kerkellin
Mbi kalë
të Konstandinit
në natën
e asgjes..
të mos kthimit....

Lad Bizhga

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm