Menu

Shtërg i qiejve (Lasgush Poradecit) - Bedri Tahiri

User Rating:  / 0
PoorBest 

SHTËRG I QIEJVE
(Lasgush Poradecit)

Bëmë një rrugë përplot leqe
Deri tek i madhi Lasgush
Kaluam lugje, kodra, male
Për çudi, nuk u lodh askush

Liqeni ende po dremiste
E Nositët vinin vërdallë
Midis parkut plot hijeshi
Dy kolosët ballëpërballë

Shtërgu i vetmuar hijerëndë
Bastun n'dorë e Cucin përbri
Lazari i Biblës për Kosovën
Me gjak Krishti ngriste dolli

Kosova ngaherë pati trima
Që mordjes i thanë ku je?
Pati edhe poet e shkrimtarë
Po Azem Galica duhet le!

Drinit plak dhe Shëndaumit
Vargje të bukura u ka latue
Shkrimet e tij tejet besnike
Gjithë historitë i kanë sfidue

Fare pranë i ndrituri Mitrush
Që me perlën Poem kosovar
Seç e tundi Malin e Thatë
Dhe frymëzoi çdo shqiptar

Tej shtëpia pa përkujdesje
Ku krijuesi bëri mrekullinë
Lexo Lasgushin pastaj vdis
Porosiste Çabej djalërinë!

Poradec, 16 Prill 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm