Menu

Mirë jetesë dhe lumturi - Arsim Mulliqaj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mirë jetesë dhe lumturi - Arsim Mulliqaj

Mirë jetesë dhe lumturi,

Xixëllonja e kuqe nëpër ara
E puthë grurin gjithë e para
Stina e nxehtë më solli kujtim
Në këtë letër me përshkrim

Mirë jetesë dhe lumturi
Ëndërra më lindi si fëmi
Edhe pëmëve ju erdhi dita
Dil syzezë se gati mbërrita

Mirë jetesë dhe dashuri
Kështu si unë është çdo i ri
Veq ardhmëri po kërkojmë
Meritojmë si zogj të këndojmë

Mirë jetesë dhe dinjitet
Koha erdhi dhe po thërret
Festa jonë është fitorja
Nëna jonë është SHQIPONJA

Arsim Mulliqaj,
Italy, 17 Maj 2017

 



Komente   

 
0 #2 I ndershmi Bujar,Arsim Mulliqaj 2017-05-23 06:18
I ndershmi Bujar, atdhetari më i dëshmuari në Parma të Italisë, të falëmnderoj shumë për komentin që më preku në ndjenjat e mija shpirtëroe. Zot bekoje familjen tuaj! Ndershëm, Arsim Mulliqaj / Milano,
Quote
 
 
+1 #1 MIRE JETESE DHE LUMTURIbujar tabaku 2017-05-22 20:33
Kjo poezi e qendisur nga miku im Arsim Mulliqaj ja vlen te lexohet e rilexohet pasi ne cdo rresht te saj ka dicka magjike qe te rremben e te fut ne nje bote magjike. Krahasime te goditura, E fillon me xixellonjen, per ngjyrat e bukura qe ka, me grurin ngjyre floriri, enderrat si femije (a ka enderra me te bukura si i shohin femijet?) Syzeze dil se jam prane teje, kthehem nga mergimi.. Cfare kerkojme thote Arsimi, Ardhmeri, bukuri jete te lumtur dashuri te jemi te lire te kendojme me cicerima zogjsh te mblidhemi si ngahere te kerkojme dinjitetin tone me forcen e trimit, te triumfojme mbi te gjitha veshtiresite qe na ka perballur jeta. Te mesojme e te punojme me dashuri, ti kthejme dinjitetin nenes tone te madhe,
Mire jetese dhe dashuri,
Koha erdhi dhe po therret
festa jone eshte fitorja
Nena jone eshte Shqiponja
Kater strofa por shume kuptimplote,njeri varg me i bukur se tjetri dhe nje stil i vecante te shkruari qe te rremben e te fut ne boten magjike te mikut tim Arsim Mulliqaj. Suksese mik
Quote
 

Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm