Menu

Mohimi i brezave - Bedri Tahiri

User Rating:  / 0
PoorBest 

MOHIMI I BREZAVE

Kurrë nuk ëndërrova syçelëBedri Tahiri
Siç veprojnë shumë të mjerë
Kur bëjnë hesape pa hanxhinë
Dhe gjithë thatë e kanë tepsinë!

Bëjnë plane t'kota e i mbyt lavdia
Si ta shpëtojnë vendin nga katandia
Krijojnë kulte e grupe të poterës
Donkishotët dhe mullinjtë e erës!

Caktojnë poste, marrin grada
N'sheshe të errëta bëjnë parada
Thonë me mua nisi vetë historia
A në fakt nuk i njeh as shtëpia!

Këndelluni ju more të ngratë
Zbrisni poshtë, shihni më ngatë
Lerëni të ligat, larg të zezave
Fatkobi ynë: Mohimi i brezave!

Bedri TAHIRI / Galicë, 21 maj 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm