Menu

Cikël poetik64 - Qazim Shehu

User Rating:  / 0
PoorBest 

ZGJIMI

...dridhet pafajësi e dashurisëQazim Shehu
Drita nga të largëtat burime,
Ku laj ëndrrat më të bukura për ty,
Që ti t'i veshësh,
Sapo të zgjohesh,
Bija ime...

 

RUTINË

Ëndrrat e ndezura
në pritë na rrinë,
as për të na vrarë,
as për të na pushtuar,
ëndrrat digjen
kur nisim me i shumëzuar...

 

AROMAT

Marr një re,
Copë t ë pastër,
Fshij iluzionet.
Po kurrë aromat,
Ato nuk fshihen
Ndihen...

 

VESA

Lumejtë e mëngjesit
Prej dritash,
zërash.
Thithën
Jonet e këngës.
në plotëri të haresë.
Vërshimi i prerë i agut,
Enigma rrinë tek një kthesë.
Mbi supet e ditës,
Mëngjesi
Hedh vesën si dënesë...

 

MALET

Malet pa dashuri mbyllën qiejt
Ëndrrat jonë aty të ndalet.
Mos shkojë përtej.

Sa më mërzisin malet...

QAZIM D.SHEHU

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm