Menu

Maratona - Ekrem Ajruli

User Rating:  / 0
PoorBest 

MARATONA

Vraponi për post -Burra o burraEkrem Ajruli
Për fronin e butë-Ndroni shtatë lëkura

Vehuni në gara-Dijetar bixhozxhi
Ta zbukurojmë fronin-Me një bozaxhi

Nuk lyp qeveria-Burra të dyfekut
Kuvendit i duhen-Tëhollues të burekut

S'i duhen miletit-Burra për pleqëni
Deputet bëhet-Dhe një tatlixhi

Hallet sot-që i ka vatani
I zgjidh me lehtësi -Dhe zotëri nallbani

Ndaj u bëj apel-Mos e çajmë gurmazin
Por me dinjitet-Ta zgjedhim matrapazin

Punët tona-Mbarë do t'ecin
Po ia ofruam në ndihmë-Agapijanecin

Pasi t'gjithë vijnë-Nga sistem i vjetër
T'mos lodhemi kot-Të formojmë klan tjetër

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm