Menu

Dhelpra dhe miku i saj ujku - Bujar Cani

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dhelpra dhe miku i saj ujku
(një fabul e shkruajtur për drejtësinë)

I propozuan dhelprës për kryetare të drejtësisëBujar Cani
Sepse ti je e zonja i kupton hilenë dhe dredhisë

Tek ty moj zonja dhelpër ne kemi shume shpresë
Që ti bësh zap dhe zus te gjithë të fortët e kopes

Për hajni, kusari, krime, babëzi kur ti ti gjykosh
T'u dridhen leqet e këmbëve, në burg ato ti çosh

U gëzuan, oh sa fort u gëzuan, kafshët e gjora
Më në fund ato thanë, që drejtësisë i erdhi ora

Prisni, prisni, ja priti andej nga fundi një ujk plak
Nuk bie jo drejtësia, kaq shume shpejt, ne lak

E njoh unë më mirë se kushdo zonjën dhelpër
Ajo i di të gjitha marifetet të kësaj botes të vjetër

Që të presësh që dhelpra të vendosë drejtësinë
Është njësoj sikur mua të më varësh në qafë mëlçinë

Bujar Cani dt-24-5-2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm