Menu

Dashuri me paramendim - Arsim Mulliqaj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dashuri me paramendim - Arsim Mulliqaj

Dashuri me paramendim,

Aroma më shtyri që të dashurohëm
E njejta stinë që më bëri të krenohëm
Bindja e thellë me bekimin e zemrës
Sa e ëmbël është fjala e femrës.

Pse më dashuron më pyeti stina?
Me paramendim te ti mbërrina!
Shenja e jetës mbeti e shkrueme
Shkronja të arta e të kushtueshme.

Njeriu një herë lind dhe vdes
Dashuria gjithmonë don kujdes
E madhja dashuri me paramendim
Stina më e bukur e vendit tim.

Arsim Mulliqaj,
Milano, 26 Maj 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm