Menu

Kalorës legjendash - Ekrem Ajruli

User Rating:  / 0
PoorBest 

KALORËS LEGJENDASH

Si kalorës legjendash dolëm ballë përballëEkrem Ajruli
Tendosëm harqe shkrehëm fjalëshigjeta
s'di, ishte xhelozi apo një prushmallë
Pësuam do gërvishtje dhe ca plagë të lehta

Fajtor isha unë fajtore ishe ti
Me netullurrejtje ne i fshimë kujtimet
Vetëm dhembje paska ndjenja dashuri
Ah, sa të urrej- kur më sëmbojnë dëshpërimet

Ti rrinë ulur në breg të inatit
M'sodit me përbuzje mbushur neveri
Unë hajdut poeti shikim t'i hedh shtatit
Nga malli që m'djeg halë të kam në sy

Ti gjuaj batuta ti gjuaj rromuze
Herë më quaj shurdhan e herë barishte
Do qëndroj ballëhapur si lis mbi abuze
Hije do të hedh mbi tënden lulishte

Nuk druaj t'gëlltis pikat e afratës
që mblidhen në grykë dhe nuk kanë të sosur
Ti shkrep fjalëvetëtima unë s'i druaj shtrëngatës
Endem nëpër natë SKIFTER i plagosur

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm