Menu

Cikël poetik - Monika Molloholli

User Rating:  / 0
PoorBest 

Monika Moloholli

Sikur

Sikur të ishe diell
Do të doja që zjarri yt të më ngrohte.
Sikur të ishe hënë
Do të doja që drita jote rrugën të ma ndriçonte.
Sikur të ishe yll
Do të doja që ashtu të isha edhe unë,
Por ti je njeri
Ndaj të dua më shumë.

12 Maj 2011

 

Fjalët që mbetën pezull!

Kur lexoj s'e duroj dot flokun tim,
Kokën tullace e ndjej më mirë
Afruar pranë lugut të mençurisë.
Kam pasur frikë të mendoj
Se jam e mençur,
tani që ti je larg, më duhet ta pohoj,
asnjë dritë nuk shikon më te sesa sytë e mi,
shtrihem shtratit dhe gjej me duar
vendin bosh,
kërkoj hijen e konturit tënd të zbrazur,
veç malli i mpirë si tullumbacet e Vitit të Ri
fryhen dhe tunden diku.
Dikur shpresoj të jem pranë teje
Mes nesh trupi do të rrijë gjatë.
Më ka marrë shumë malli për ty, -them
Dhe mendohem.
Nëse vërtetë këto fjalë I thashë unë.

18 prill 2012

 

Dashuria është....

Dashuria do të thotë të dhurosh,
por gjithashtu edhe të marrësh
edhe nëse ajo është vetë jeta juaj.
Dashuria është pa pyetur shumë
Për të fajësuar njëri tjetrin.
Dashuria është për të kuptuar dhe falur
E të dhurosh zemrën tënde çdo ditë.
Kjo një fjalë e vetme në këtë botë
Ka me vlera se e gjithë pasuria.
Të dua ty.

14 tetor 2015

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm