Menu

Liqenet e syve - Xhevahir Cirongu

User Rating:  / 0
PoorBest 

Liqenet e syve

Nga sytë e trëndafilaveXhevahir Cirongu
Ngadalë rrodhën pika loti,
Atje te gurët e dashurisë pastaj
Ëndrrat e jetës u thurën si gërsheti.
Ju lotët e mij ndaloni një çast
Uluni këmbëkruq në paqyrën e djalërisë;
Nga aty vështroni rrudhat e kohës plakë.

E ndjej thellë në brigjet e shpirtit
Lotin e kripur të jetës Dashuri!
Të lutem, prit edhe pak
Kur loti të bjerë në pëllëmbë të dorës
Atëherë do më japësh
edhe mua hak.

Liqenet e syrve do thahen
Dhe loti në pasqyrë do bëjë dritë,
Ja kështu, te i ëmbli lot
Jetojnë gjithmonë Dashuritë!

Xhevahir Cirongu - Durrës, 30 qërshor 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm