Menu

Mbesa ime mbush një vjeçe - Albert Habazaj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Perla B. Habazaj

MBESA IME MBUSH NJË VJEÇE
Kushtuar zonjushës Perla B. Habazaj, në ditëlindjen e parë "jubilare" të saj

Bën një hap, dhe një dy, dhe tre, dhe katër,
Si dritë e bukur në sy, yll i kaltër.

Katër hapa, pesë, gjashtë, shtatë, tetë ...,
S'mbahet fare Pupurushja, zog me fletë.

Shkon e vjen, porsi flutur posht' e lart'
Dhe shkëlqen, aq e bukur, pikon mjalt.

Si ketrushe, lepurushe, pënd' e lehtë
Na hidhet gjerdan për gushe, siç di vetë.

Kjo e hënë e Tre Korrikut kaq e pastër,
Kaq e ngrohtë, ëmbëlsirë, zjarr në vatër.

Para një viti, si sot, nga mami Eda
Dhe nga babi Nik, o Zot! Erdhi Perla.

Dhuratë si Perla Habazaj perlë qe,
Perlë është e do të jetë, frymë për ne.

Është metaforë e jetës, bukuria,
Mirësi që na e fali Perëndia.

Sot, kur plot një vjeçe mbush mbesa jonë
Urimet - shporta me rrush, vinë e shkojnë.

Na ka mbledhur Pururushja të dy anët,
Dhe të Mamit, dhe të Babit, jemi tanët.

Njëshi ta çojë stafetën me tre shifra,
Perla t'i jap emër jetës, edhe ngjyra.

Përditë na rritet Mbesa, moj dy gjyshe,
Mbi qershi larë nga vesa - dallëndyshe.

Ndryshe na e bëri jetën me ç'na dha
E ne, dy Gjyshërit e Perlës, kush na mba?

Perla jonë, siç emrin ka,
Një botë me flori na dha...

Albert HABAZAJ / Vlorë, e hënë, 03.07.2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm