Menu

Mallëngjim - Gani Qarri

User Rating:  / 5
PoorBest 

Mallëngjim

Edhe Dielli-Gani Qarri
...më pa me lot në sy
-Hëna më vërejti
-për të duke qarë
Më thanë lëre...
...është shumë larg
...tanimë të ka harruar
-Nuk është e duhura për ty
-I pyeta !
...do të ndaheshit ju me qiellin blu?
-Jo-më thanë!
-E atëherë...
...ç'kuptim ka jeta pa dashuri?
-Unë...
...vetëm për atë jetojë!

Lëre, prapë mu lutën..
-Dashuria është....
...jetë-shkurtër
-Vetëm dhembja...
...mbetet tepër e gjatë

Si...
-çfarë,
-kush?..
-unë?!
-Jo!
"Kujtimi",
-të dy këmbët
-mi këputë
...në gjunjë
...e malli
-ma pret zemrën
-si sopat

...i luta të mos më qanin
...ani pse gati jam bërë tokë..
...memzi po e mbajë
-ende hapur njërin sy
-Zemër...
-në...kishe!?
-një shekull gjatë.......
-kohën me dhembje
...kam thurë!
-Nuk dua të vdesë.....
...pa të parë edhe një herë ty!

Gani Qarri

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm