Menu

Kur jam në natyrë bëhem fëmijë - Vjollca Tiku Pasku

User Rating:  / 0
PoorBest 

Vjollca Tiku Pasku

KUR JAM NË NATYRË BËHEM FËMIJË

Kur sytë e mi ngjyhen me gjelbërim,
magji e natyrës më shndërron fëmijë,
luaj me gjethet, këndoj me bilbilat në ligjërim,
dua të prek kufijtë e mrekullisë botës,
si zog krijuar me aromë trëndafili e dashuri.

Petalet e luleve më ngjallin një emocion,
regëtimat e zemrës poetike më lindin një varg,
kaltërsia e madhe, një ëndërr më dorëzon,
sikur hëna e bardhë më zbret në dorë
dhe luan tingujt e yjeve, që vallëzojnë larg.

Teksa luaj e gazmoj në gjerdanet e blerta,
shikoj përmes lëvoreve të pemëve shekullore,
buzët jeshile lyer me rrëshirë më puthin me endje,
kaçurrelat e degëve më përkëdhelin me ëmbëlsi,
ndihem frymë e natyrës, mes erërash gazmore,

Vjollca Tiku Pasku

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm