Menu

Cikël poetik65 - Qazim Shehu

User Rating:  / 0
PoorBest 

AS, AS ...

As dita, as nata,Qazim Shehu
As ora, as çasti.
S'më thonë, sesi koha ma vjedh dashurinë
Dhe drejt humbjes e çon.
Ngjitem për kulm të natës
Ngjitem për kulm të ditës
Të orës dhe çastit
Me një gur brenge,
Sizif modern.
Dashurinë shoh në jerm,
Që nuk pranon ngarkesë,
Asaj i duhet, ja kjo re,
Ky diell dhe kjo rreze e beftë
Që ende nuk i gjen...

 

DREJT

Duke ikur nga zjarr i dështimit
Drejt përsosmërisë së një fjale,
Që i fryn pareshtur qëllimit
Të pëlqehet nga një masë e madhe,
Pikërisht atëhere ajo s'gjendet
Në kthetra vështrimesh rri fshehur

 

ZERK

Zverk i ditës kulloi në rreze
Ku është mundi?
Dita shqyhet si beze
Kokrra mundimesh për të shkundur.

 

DHE HESHTA

Vetmia gjethon nëpër skelete pemësh
Gjethet e vetmisë? Duar zemrash
Që ngrohen në hukamë ndjesish..

 

KLITHMA

Shpuplohet klithma si një rosë e egër
Vrarë nga gjahtari...
Bie në një vend ku s'shkilet
Dhe saçmet shkuan kot
Si yje të vrara.

 

DHE NDODHKA...

Vijoj të prekem e të mallëngjehem
Nga zëra njerëzorë,
Po e kam vështirë si dikur të dehem
Kur flokët i kam borë.
Aq më tepër prej kohës
Mbushur dëng me hipokrizi,
Dehja vetëm për të mirën ka bukuri
Dhe ndodhka vetëm në rini...

QAZIM SHEHU

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm