Menu

Baladë për baballarët - Luan Kalana

User Rating:  / 0
PoorBest 

BALADË PËR BABALLARËT
"Kaçka e tim Eti"

Një ditë në perëndim portokalli vere,Luan Kalana
kur isha i ri, provoja të shkruaja poezi
mes degëve të arrës që rrinte për karshi,
nëpër rrezet e diellit si flaka e farkëtarit,...
një zë foshnje me ngacmonte në dritare.

E lashë ditarin e nxënësve të mi,
"muza" me mua kish rënë në dashuri,...
I frymëzuar shkrova mbi një fletë,
figurat me radhë, si gurët e shahut
siç vihen njerëzit pas nuses në valle.

Me një dorë shtrëngoja metaforën,
fabulën ma fali muza si Abetare,
me tjetrën trokisja ritmin me rimë,
nuk e di shkruaja a këndoja melodi.

Lëvroja fjalët si avlëmend me nxitim,
përzieja si piktori njgjyrat me fjalë,
te mulliri i vjetër priste "poezia" tjetër,
traktoristja e parë, vasha vishocare.

I hidhja, i prisja figurat si xhongleret,
i ngjitja i zbrisja, si fëmija shkallët,
i numëroja kur i ngjitja, kur zbrisja,
rrëshqisja si fëmijet mbi sanë.

"-Ç'mendohesh, ç'je skuqur, s'më sheh,
si disk fluturues që vjen nga lart?
Jam pema, arra e babait tënd,
dëgjon, jam kaçka e tit Eti !...

-Degët e mia kanë hipur mbi çati
sëpatat katile duan të më presin!,
E do, apo s'e do babanë ti?!
S'të dhimbset, do mbetet pa krahë!"

Ishte mit pagan i vjetër,
i frikshëm e pak supersticioz,
po të thahej kaçka, po mbaronte
ky ishte fundi, vdekja e të Zotit.

Tërë jetën babai im, kur ishim çiliminj,
e përkedhelte, kujdesej ai për të,
e ujiste e krasiste gjethet ia fshinte,
sikur e kishte fëmijë, fshehurazi i fliste.

U rit u bë e madhe, zaptoi oborrë,
na pëlqente të rinim në hijen e saj,
të hanim lakrore, përshesh me dhallë,
vraponim si kuajtë në lëmë me litarë.

Kur e mësuam historin ishte vonë,
babai kish fluturuar lart në qiej,
kaçka si nuse stolisur kish zgjatur degët,
si parashute, me ombrellë nën retë.

Na thoshte komshiu përherë:
"-Yt ate s'ka vdekur, arra s'është tharë,
ajo ka marre retë, sa rron kaçka juaj,
Yt atë, shpirti i tij është gjallë!

"Është historia e përmallur e tim Eti,
dashuria e poezisë sime të parë.
Babai s'ron më, tretur në varet,
Kaçka e tim Eti,..vjersha e tij mbeti...

LUAN KALANA

P.s. -Çfarë është Kaçka? (Në djalektin e devollit, (Arra pemë frut) quhet Kaçkë)
"Muza"-frymëzim poetik. TRIBUTË BABALLARËVE -"Kaçka e tim Eti"

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm