Menu

Ida dhe Isidori - Vjollca Tiku Pasku

User Rating:  / 0
PoorBest 

IDA DHE ISIDORI
(Në çastet e fundosjes së Titanikut)

Kur shtretërit e akullt ujor të ajsbergut,Ida dhe Isidori
po thithnin ngadalë, Titanikun e madh,
dy zëra të ëmbël kuvendonin para direkut,
me pëshpëritjet e tyre në qiellin dëshmitar.

Të dua,- i thosh ajo me shpirt të vagëlluar,-
më dhe pijen e dashurisë, për në amshim
sytë e tu, aurora e drite më kanë ndriçuar,
shpirti yt zambak i artë, medaljon i gjirit tim.

Dua të jemi bashkë në të tjera përjetime,
kur të kthemi në dritë, të ngjitemi në yllësi.
Në gjoksin tënd, do ruaj zemrën time,
qielli, deti, toka janë të gjitha tek ti...

E dashur, je harmonia më e ëmbël për mua,
smeraldi i qiellit të sodit ecjen në sy,
hajmali e fatit, dëlirësi e ditëve, ti grua,
buzët mjaltë, fryma me cicërima e mirësi.

Të dua më shumë në këto çaste fundore,
perla ime e ngjyer me vesë trëndafilash,
janë të pafuqishme kthetrat e vdekjes mizore
kur na pret parajsa me lule e këngë bilbilash.

Uji i detit xheloz, për këtë dashuri hyjnore,
hapi krahët e errësirës, rrëmbeu dritën njerëzore.

Vjollca Tiku Pasku

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm