Menu

Ata ishin pesë - Dero Murataj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dero MURATAJ
Brengë

ATA ISHIN PESË

- kushtuar pesë kapedanëve të Velçës: Kapedan Kola, kapedan Tava, kapedan Selam Hasani, kapedan Mehmet Sinani dhe kapedan Mezin Manaj -

Rrugë nëpër beteja,Dero Murataj
Ikët bashkë me shekujt,
Mbeti emri juaj
Tek një shpat' e hekurt.

Nëprë histori,
Legjend' e kuvende,
Vini nëpër këngë
Zot për këto vende.

Bajrak' në beteja,
Fodullë, kryeneçë,
Kreshnikë të kohës
Mbi shkëmbinj të sertë.

Pretë koka turku,
Vratë pashallarë,
Hëna dhe arusha
U janë dëshmitarë.

Folët me Shqiponjën,
Rritur me Flamurin,
Stuhive bëtë kohën,
Kohë që rriti burrin...

Njoh shumë kapedanë
Me "Nderin e Kombit",
Në argjend e bronx,
Në buste betoni.

Kapedanët tanë
Na i ndanë në mes,
Dy i hodhë në hone,
Tre i nxuarr veç...

Vitet rriten ...lart
Ju u rritët tutje,
Mbeti emri juaj
Shkruar mbi një strufe.

Për ju, kush nuk di,
Unë do bëj nunin,
Sot po vij aty
Dhe po ua prish gjumin.

Mbi shkëmbinj-divanë,
Mbi piedestal ari,
Pesë kapedanë-
ADN krenari.

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm