Menu

Pse duheni ngrënë ushqimin mesdhetar?

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ushqim mesdhetarKonsumimi i ushqimeve mesdhetare, të pasura me vaj, siç janë frutat e detit dhe peshqit, mund të përmirësojnë shëndetin e organizmit në tërësi.Ushqimi mesdhetar është i shkëlqyeshëm për trurin, si edhe për pjesën tjetër të trupit dhe përmirëson kualitetin e jetës, pohojnë shkencëtarët.Shkencëtarët spanjollë nga Universiteti i Las Palmas de Gran Canaria kanë kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 11.000 studentë. Hulumtimi ka zgjatur 4 vjet, gjatë të cilit shkencëtarët kanë përcjellë shprehitë ushqyese të pjesëmarrësve.

Ata që kanë ngrënë rregullisht ushqim mesdhetar kanë pasur shëndet fizik dhe psikik dukshëm më të mirë.Ushqimi mesdhetar përfshin pemë, perime, drithëra, bimë bishtajore, peshk, vaj ulliri, mish pa yndyrë, verë dhe fruta arrore dhe të gjitha këto ushqime janë jashtëzakonisht të shëndetshme.

“Ushqimi mesdhetar është i lidhur me mënyrën kualitative të jetesës dhe mund të konsiderohet forma më e shëndetshme e ushqimit”, ka deklaruar për revistën European Journal of Clinical Nutrition, udhëheqësja e hulumtimit prof. Patricia Henrmquez Sanchez.

Ky hulumtimi edhe njëherë ka vërtetuar pohimet nutricioniste për ushqimin e shëndetshëm. Sigurisht që ushqimi mesdhetar mund të jetë zgjidhja më e mirë për përmirësimin e kualitetit të jetës sepse përmban materiet e domosdoshme për trup, të cilat në forma të ndryshme të ushqimit njeriu nuk i konsumon sa duhet.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm