Menu

Infeksionet e patrajtuara bëhen shkaktarë të kancerit

User Rating:  / 0
PoorBest 
Sipas studimeve 1 në 6 infeksione shkaktohet nga infeksione të evitueshme. Këto infeksione shkaktojnë rreth 2 milionë raste kanceri në vit, ku 80% e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e botës.

Streptococcus pneumoniae - WikipediaNga 7.5 milionë vdekje në të gjithë botën në vitin 2008, 1.5 milionë prej tyre ishin vetëm nga infeksionet e patrajtuara, raporton revista “Lancet”. Catherine de Martel dhe Martyn Plummer nga agjencia ndërkombëtare e kërkimeve mbi kancerin në Francë thanë:

“Infeksionet me viruse të caktuara, me baktere apo parazitë janë një nga shkaktarët më të mëdhenj dhe më lehtësisht të parandalueshme të kancerit në të gjithë botën”.

Aplikime të thjeshta si vaksinimi apo injektime të lehta antibakteriale mund të ndryshojnë totalisht për mirë historinë e kancerit në botë.

Skuadra që u morr me kërkimet e studimit, përllogariti numrin e personave të cilët mund ta kishin kancerin të shkaktuar nga infeksioni, duke e llogaritur me numrin e ri të sëmundjeve kancerogjene që mund të evitohen nga një ndërhyrje e lehtë.

Nga llogaritja e studiuesve u arrit në përfundimin se 16% e të gjithë llojeve të kancerit lidhen me infeksionet e ndryshme. Kjo shifër ishte më e lartë në vendet në zhvillim sesa tek vendet e zhvilluara. Përqindja varionte nga 3.3 % në Australi deri në 32.7% në Afrikë.

Doktoresha De Martel është shprehur se disa infeksione kancer-shkaktues, si hepatiti B apo viruset C, janë të kontrollueshëm dhe të parandalueshëm. Për shkak të këtyre studimeve në vendet të cilat kanë numër të lartë të të sëmurëve me kancer, është rritur ndjeshëm fushata sensibilizuese dhe vaksinimi kundra këtyre hepatitëve tek fëmijët e moshave 12 -13 vjeçar, apo dhe të personave të tjerë që paraqesin shqetësime.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm