Menu

Njerëzit në të ardhmen do të riprodhohen pa seks

User Rating:  / 0
PoorBest 

Foto IllustrueseNjerëzit në të ardhmen do të riprodhohen pa seks, gjë që njerëzimin do ta bëjë aseksual, pohon studiuesja britanike e gjenetikës, Aarathi Prasad, nga Kolegji Imperial i Londrës. Sipas teorisë që e ka publikuar në librin e saj të ri “Si një virgjëreshë", njerëzit do të riprodhohen me ndihmën e spermës artificiale, qelizave vezore dhe mitrës sintetike, të cilat do t’ju instalohen edhe burrave. Meqë qëllimi kryesor i seksit është lindja dhe vazhdimësia e specieve, e kjo më nuk do të nevojitet, atëherë njerëzit, sipas saj, në të ardhmen do ta harrojnë seksin, transmeton BW.

Prasad pohon se shkenca moderne ka avancuar kaq shumë sa që inseminimi artificial është bërë një gjë e përditshme. Ndërsa, duke ditur se një grup shkencëtarësh nga Australia e ka bërë modelin e parë sintetik të mitrës, në të ardhmen ajo do të jetë në gjendje të vendoset tek burrat, kështu që edhe ata do të mund të lindin pa ndihmën e femrave. Mitra e parë artificiale është punuar si një enë e vogël plastike e dedikuar për të mbajtur fluidet dhe bakteret që gjenden zakonisht në trupin e një gruaje. Tani për tani ajo është vendosur në trupin e një peshkaqeni, i cili me sukses është riprodhuar.

Shkencëtarja britanike po ashtu cek se në vitin 2004, në Japoni, në laborator është krijuar sperma e parë artificiale, e cila është testuar për fekondim tek vezorët natyral të miut. Pas 371 përpjekje të pasuksesshme, u lind në fund miu i shëndetshëm Kaguja. Kërkuesit kanë thënë se ky ishte një sukses i madh, meqë është dëshmuar se me kalimin e kohës do të ndodhë vdekja e kromozomit Y, si pjesë gjenetike e zinxhirit të ADN-së, që nënkupton krijimin e gjinisë mashkullore te të gjitha llojet. Mbajtësit e kromozomeve të tilla janë anëtarët e gjinisë së fortë, që do të thotë se zhdukja e tij në mënyrë të pashmangshme do të çojë edhe në zhdukjen e meshkujve.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm