Menu

Sa më të pastër dhëmbët, varësia e kujtesës

User Rating:  / 1
PoorBest 

Sa më të pastër dhëmbët, varësia e kujtesësNjë studim i fundit nxjerrë një rezultat mahnitës lidhur me pastërtinë e dhëmbëve dhe higjienën orale.

Prania e baktereve në dhëmbë çon në shqetësime të shumta jo vetëm në gojë, por edhe më tej.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë testuar ndikimin e pastërtisë së dhëmbëve në memorien e njeriut.

Falë këtij studimi të ri siç informon noa.al, u arrit të zbulohet se te personat e moshuar që i lajnë më pak dhëmbët janë 65% më të zhvilluara problemet cerebrale se sa te personat që i lajnë tre herë në ditë dhëmbët.

Përfundimet e këtij studimi të botuar në “Journal of Geriatrics Society”, treguan monitorimin e bërë në 5 mijë banorë të një komunitetit të moshuarish, nga viti 1992 në vitin 2010.

Në krahasimin e përfundimeve rezultoi se personat që i lanin dhëmbët vetëm 1 herë në ditë rrezikonin memorien e tyre me 4.5%, ndërsa ata që i lanin më shpesh kishin një memorie shumë herë më të freskët.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm